• |
ide | kryesore

Dhunoi bashkëjetuesen dhe djalin e saj të mitur, pranga 49-vjeçarit në Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 49-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe djalit të saj të mitur. Ai akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe djalit të saj, vihet në pranga 49-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në banesën e tij, në lagjen “Punëtori”, Gjirokastër, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe ndaj djalit të saj të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. R. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje””, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *