• |
ide | kryesore

“E pamundur të mbash atë që do të largohet”: Juventus i tregon daljen De Ligt, por me një kusht…

-Instant, Sport



Historia mes Juventus dhe Matthijs de Ligt duket se ka përfunduar tashmë. Interesimi, më konkret i Chelsea se Manchester City, në fakt i ka hapur dyert shitjes së holandezit, që shkon në skadencë në vitin 2024 dhe ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh. Numra dhe shifra, të cilat dalin në plan të dytë pas fjalëve të Maurizio Arrivabene, i cili praktikisht i dha duart ish-kapitenit të Ajax. “Është e pamundur të mbash një lojtar që dëshiron të largohet. Por është gjithmonë çështje numrash, nuk është se nëse dëshiron të largohesh, i përgjigjesh: vazhdo, të lutem. Por nga tavolina e negociatave të tre duhet të ngrihen të kënaqur. Vlen gjithnjë artikulli i pestë: kush ka paratë ka fituar”, tha CEO i Juventusit për Tuttosport.

Ndërkohë, Pogba është gati të kthehet. “Ne po flasim me të dhe gjërat po evoluojnë shumë, shumë mirë. Prania e lojtarëve të tillë është e rëndësishme si nga pikëpamja teknike ashtu edhe komerciale, ëndrra ime do të ishte të kisha një lojtar italian që njihet ndërkombëtarisht: një Totti, një Del Piero, një Buffon, një Paolo Rossi i 1982”, shtoi ai.

Në fakt, një Juventus i ri po lind: “Nuk ka Juventus të ri, ka një Juventus që ka si synim vazhdimësinë e mbajtjes së një ekipi në nivelet më të larta dhe synimit për objektiva shumë të larta. Marka “J” ka një potencial të madh. Ne duhet të krijojmë një ekip që duhet të fitojë në fushë dhe një tjetër që punon për të zgjeruar markën në mbarë botën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *