• |
ide | kryesore

FOTO/ Gazetarja e Bild që ndjek Bayern hiqet nga detyra: ka një relacion me Nagelsmann

-Instant, F1, Sport



Sfera profesionale nuk duhet të përzihet kurrë me atë private. Por shumë shpesh zemra nuk komandohet dhe ky është rasti i Lena Wurzenberger, një gazetare e Bild, e cila prej disa vitesh ndiqte ngjarjet në shtëpinë e Bayern Mynih për gazetën më të rëndësishme gjermane e që tashmë është hequr nga detyra. Arsyeja? Ajo është në një lidhje me Julian Nagelsmann, trajnerin bavarez.

Në fillim të qershorit, tekniku 35-vjeçar i Bayern Mynih, Julian Nagelsmann, u nda nga gruaja e tij Verena pas një lidhjeje 15-vjeçare, 4 prej të cilave në martesë. Trajneri gjerman nuk mbeti për shumë kohë vetëm, pasi prej disa ditësh lidhja e tij me Lena Wurzenberger është përfolur shumë në Gjermani. Një emër që për shumë do të thotë pak, por që në fakt i afrohet shumë klubit bavarez, duke qenë gazetarja që prej disa vitesh ndjek ngjarjet e kampionëve të Bundesligës për Bild.

Për këtë arsye, gazetarja 30-vjeçare u hoq nga detyra për të shmangur çdo konflikt interesi mes jetës së saj private dhe asaj profesionale. Për më tepër, vetë Nagelsmann duket se dëshiron ta mbajë private lidhjen e tyre, pasi vajza është e njohur në mesin e lojtarëve të Bayernit për shkak të intervistave të panumërta me ta, e fundit prej të cilave me Sadio Manè pas mbërritjes së tij në Bavari nga Liverpool. Megjithatë, për fatin e keq të teknikut, fotot e çiftit me pushime në një jaht në Ibiza po qarkullojnë tashmë në internet…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *