• |
ide | kryesore

FOTO/ Haaland i habit të gjithë: stërvitet me fanellën e Genoas

-Instant, Sport



Erling Haaland vesh fanellën e Genoas. Nuk bëhet fjalë për një lajm të jashtëzakonshëm merkato, por një histori që gjithsesi do t’i japë kënaqësi tifozëve kuqeblu. Sulmuesi norvegjez ndodhet me pushime në Marbella, ku alternon momentet e relaksimit me seancat stërvitore për të mbajtur veten në formë për fillimin e fazës përgatitore. Në foton e shfaqur në rrjetet sociale, që u ripostua nga profili zyrtar i Genoas, Haaland ndodhet në Qendrën e Futbollit Marbella, në shoqërinë e trajnerit gjerman të atletikës, Adil Ramzi dhe i veshur me fanellën e Grifonëve.

Vetëm pak ditë më parë video e tij u bë virale teksa ai po luante, si një 21-vjeçar i zakonshëm, me disa djem që takoi në plazh. Një tjetër surprizë sot. Me shumë mundësi fanellën ia ka dhënë miku i tij dhe shoku i kombëtares Ostigard, që në 6 muajt e fundit ka luajtur për Genoan. Një kuriozitet tjetër ka të bëjë me trajnerin e tij. Ramzi, në fakt, po stërvit edhe Abdelhamid Sabirin, njeriun që vendosi derbin e fundit të Lanternës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *