• |
ide | kryesore

Goditet grupi i fajdexhinjve në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkallës së parë në Herakleio në Greqi ka urdhëruar publikimin e fotove dhe identiteteve të pjesëtarëve të një rrejti të madh kriminal fajdexhinjsh në Greqi. Pjesë e grupit janë edhe dy shqiptarë, Arbër Prenga 32 vjeç dhe Arjan Xhangolli 30 vjeç.

Rrjeti i fajdexhinjve është shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje të qytetarëve. Si rrjedhojë autoritetet greke u bëjnë thirrje qytetarëve të kontaktojnë me policinë për çfarë do lloj informacioni që mund të çojë në arrestimin e kriminelëve, si edhe për të mos rënë pre e mashtrimeve të tyre.

“Në këtë kuadër, qytetarët janë të lutur të kontaktojnë Departamentin e Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Kretë, në numrat telefonik 2810-274124 dhe 2810-274150, për të dhënë çdo informacion përkatës. Vërehet se sigurohet anonimiteti dhe konfidencialiteti i komunikimit. Theksohet se kjo masë ka afat deri më datë 24.12.2022, sipas Urdhrit të Prokurorisë”, raporton protothema,gr.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *