• |
ide | kryesore

Harta e re gjyqësore/ Avokatët e Beratit sërish në protestë: Nuk heqim dorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Duke nisur nga kjo e enjte avokatët në të gjithë vendin do të bojkotojnë për 10 ditë masat e sigurisë. Në kundërshtim të hartës së re gjyqësore, avokatët kanë vendosur të bojkotojnë pa afat seancat gjyqësore. Kësaj nisme i janë bashkuar të gjithë avokatët e Beratit, të cilët që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore.

“Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë ka vendosur të bojkotojë pa afat seancat gjyqësore pa afat si edhe ma afat 10 ditor masat e sigurisë. Kjo vjen për shkak të miratimit të hartës gjyqësor nga KLGJ që është çuar për miratim qeverisë. Masat e sigurisë do bojkotohen për një afat 10 ditor. Nuk ka shpërdorim detyre, avokati është me baza private, profesion i lirë”, shprehen ata.

Bojkoti erdhi pas vendimit për ndryshimin e hartës së re gjyqësore, nga e cila do të shkrihen disa gjykata në qytete të ndryshme, një prej të cilave edhe  si edhe Gjykata e Apelit Vlorë, që mbulon jugun e vendit, e cila mendohet të transferohet në Tiranë.

Pak ditë më parë ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroi i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për këtë hartë ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshmen në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *