• |
ide | kryesore

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, prokuroria kërkon konfiskim të pasurisë për të riun

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Lushnjes ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të shtetasit Fatmir Abdurraman i dënuar në Itali. Ky shtetas ishte i dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprave penale “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni”. Hetimet kanë nisur 1 vit më parë për rastin në fjalë dhe prokuroria ka kërkuar konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetet pasuritë e Adburramanit.

Më konkretisht, është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në pronësi të shtetit të shtatë pasurive të paluajtshme të shtetasit F.A. si më poshtë:

    1. Pasuria Nr.221314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2 e llojit “njësi shërbimi”;
    2. Pasuria Nr.22/314-N14. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
    3. Pasuria Nr.22/314-N15, zk.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
    4. Pasuria Nr.221314-G. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;
    5. Pasuria Nr. 18/199+2-89, Lushnje, me sipërfaqe 130.58 m2, e llojit “apartament”;
    6. Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2;
    7. Apartament me nr. 3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78,49m2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *