• |
ide | kryesore

Këputje ligamentesh, gjashtë muaj jashtë: alarm te Laçi, pa Qaton nuk ka ‘shkatërrues’ në skuadër

-Instant, Sport



Merkato, stërvitje dhe vëmendja te debutimi në Conference League. Laçi ka për momentin këto prioritete, por faza përgatitore, përvec faktit të ndërtimit të sezonit të ri, mbart me vete edhe riskun e dëmtimeve që mund të penalizojnë strategjitë e teknikëve. E sikur të mos mjaftonte që fushata hyrëse e kurbinasve po vonon të shpërthejë, Shpëtim Duro duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimin e rëndë të Klinti Qatos.

24 vjeçari, i graduar titullar në këtë sezon pas largimit të dyshes Shehi-Deliu, ka dalë nga fusha para kohe në miqësoren e fituar 2-1 me Gjilanin dhe rezonanca magnetike që iu nënshtrua sot ka evidentuar këputjen e ligamenteve me një kohë rikuperimi 6 muaj.

Praktikisht shihemi në 2023, por problem është se Laci është krejtësisht i zbuluar në rolin e shkatërruesit dhe i vetmi që mund të luajë përpara mbrojtjes është Ujka, edhe ai duke sakrifikuar në një rol jo të tijin ekzaktësisht.

Kështu, tani merkato është edhe më e domosdoshme, në pritje të rikthimit në formë të nigerianit Michael Babatunte. Ish-lojtari i kombëtares është provuar edhe në fitoren 2-0 me Llapin, po për pak minuta për të mos rrezikuar një dëmtim të mesfushorit, që vjen nga 1 vit pa ndeshje zyrtare.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *