• |
ide | kryesore

Kuvendi miraton aktin normativ për kompensimin e bizneseve që ndërtojnë vepra publike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvend



Pas shumë orë debatesh, Kuvendi ka miratuar aktin normativ për kompensimin e bizneseve që ndërtojnë vepra publike. Në fund të diskutimeve, zv.kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj bëri publik rezultatin duke thënë se prezent ishin 109 deputetë. 75 prej tyre votuan pro, 33 kundër dhe një abstenim.

Gjatë seancës kanë qenë deputetët e opozitës të cilët kanë kundërshtuar aktin normativ, duke akuzuar qeverinë se po i ndan paratë me oligarkët. Ndërkohë kanë qenë deputetët e mazhorancës që e kanë mbrojtur këtë akt.

I vetmi deputet nga shumica që ka kritikuar aktin ka qenë Erion Braçe, i cili tha se ka mungesë transparence. Ai deklaroi se duhet bërë e qartë për mijëra njerëz çdo kontratë dhe çdo afat që parashikon ky ligj.

“Procesi ka nevojë për më shumë transparencë. Transparenca është proces për mijëra njerëz në nevojë që presin ndihmë. Duhet të bëhet e qartë çdo kontratë dhe çdo afat. Akti normative nuk mjafton. Duhet edhe akt ligjor. Kompanitë që kanë nënkontraktuar punën me çmime më të ulëta nuk duhen kompensuar”, tha Braçe me herët gjate fjalës se tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *