• |
ide | kryesore

Negociatat në prag të nisjes, Bullgaria heq veton

Kryesore, Lajme

Tryeza e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE së mund të mbahet në rastin më fatlum në javët e ardhshme, pasi Maqedona dhe Bullgaria kanë arritur një marrëveshje që e ka bërë Sofien të heqë veton që mbante peng hapjen e negociatave.


Kreu i Grupit Parlamentar të Socialistëve, Taulant Balla, konfirmoi nga foltorja e Kuvendit se Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së do të mbahet javën tjetër.


“Kërkova fjalën për të ndarë një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimit tonë drejt anëtarësimit në BE, që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 vendeve anëtare për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së”, u shpreh fillimisht Balla.

Ky lajm ende i pakonfirmuar zyrtarisht u arrit pasi Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arritën sot një marrëveshje pas një propozimi të Francës.  Arritjen e saj e bëri të ditur i pari presidenti francez Emmanuel Macron, i cili drejtoi këto 6 muaj presidencën e Bashkimit Europian dhe u angazhua personalisht për gjetjen e një zgjidhjeje edhe gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

“Jam i bindur se kemi arritur një zgjidhje kompromisi” deklaroi presidenti Macron gjatë një konference shtypi në Madrid. Gjatë samitit të NATO-s, pati bisedime intensive për tejkalimin e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sinjalin e parë që mund të kishte një lajm pozitiv e dha kryeministri Rama nga Madridi. Ai posto në llogarinë e tij në Facebook një video me pamje nga punimet e samitit ku janë mbledhur krerët e vendeve anëtare të aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA.

“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruajti në mesditë kreu i qeverisë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë të saj u shpreh se ka pranuar një propozim nga Presidenca franceze. Sipas parashikimit që bëri Zëri i Amerikës “gjasat janë që konferenca e parë ndërqeveritare e BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të zhvillohen që javën e ardhshme”.

Konferenca e parë Ndërqeveritare nis zyrtarisht edhe bisedimet për anëtarësim të një vendi në Bashkimin Evropian. Në konferencë mblidhen përfaqësues të qeverisë dhe ata të BE për të caktuar kornizat themelore si do të vazhdojnë negociatat me kapituj të veçantë.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. Ne në qofte se ështe e vertet do jet një lajem shume i mire për Shqiptaret e thjesht por Jo për Saili Gerdecin, ilir hajdutin dhe Turqit shqip foles ketu fuse edhe Ramen pa varsisht se qeverija e ti në opinion puplike do marre shume pike

    1. Ironia e Desada Metajt me Berishën: Ti ke popullin me vete, pse je shqetësuar për ca deputetë që s’të ndjekin,me ne fund lapsi e beri lajm hapjen e negociatave,fatkeqesi se perfitojne dhe shpellkaret e salihut

  2. Negocjatat jan hap nja ca vite para..u dekoruan dhe u pine dollite. Ju hudhin ndonje gje ne uje apo ne ajer atje se nuk ka mundsi te jet kaq loqe ky milet dhe beson keta pacavure

  3. “FOTO HISTORIKE: Sot PD kërkoi, që burgu i Spaçit dhe i Tepelenës të shpallen Muze Kombëtar.

    Mos harroni tek burgu i Tepelenës të vini këtë foto si kujtim me shënimin: “Kjo ishte qelia ku u burgos për herë të parë një kryetar opozite, me urdhër nga Presidenti Berisha”,Shpellkar ne proteste se po nuk shkove te perdhunon grupi i zjarrit salihut

  4. qëndrimi i tij dyshues ndaj gjithkujt që merr “guximin” t’i afrohet qoftë dhe për ta mbështetur apo krijuar aleancë me të, në këto momente të “vetmisë së madhe”, i shpallur “non grata” familjarisht nga SHBA dhe i izoluar nga BE e të djathtët e PPE. Por është dhe një “sindrom” i krijuar gjatë 25 viteve kur Berisha ishte anëtar dhe sekretar i PPSH në kohën e diktaturës, kur për të mbijetuar apo depërtuar në “Bllok”, duhej të bëje sytë katër, por dhe të “sakatoje” ndonjë duke e internuar apo dëbuar jashtë Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.