• |
ide | kryesore

Qëllohet me thikë 15-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 15-vjeçar nga Cërriku është në gjendje të rëndë në spital pasi u qëllua me thikë pas një sherri nga një bashkëmoshatar i tij.

Policia njoftoi se uniformat blu kapën dhe shoqëruan për veprime të mëtejshme një të mitur me iniciale N.P., rreth 15 vjeç.

Ai dyshohet se mbrëmjen e sotme plagosi P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë të Cërrikut.

Policia thotë se i mituri ndodhet në spital për ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë.

Një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *