• |
ide | kryesore

Shqiptarë dhe grekë grabisin dhe mbytin të moshuarën, zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse

-Instant, Lajme, Të fundit



Vrasja e një te moshuare 84-vjeçare në Patisia gjatë marsit të kaluar është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes për autoritetet greke. Autorët pasi grabitën shtëpinë e të moshuarës e mbytën atë.

Bëhet fjalë për dy grekë dhe tre shqiptarë, të cilët kishin ndjekur plakën fatkeqe në banesën e saj në rrugën Myliaraki kur ajo po kthehej nga furra ku kishte shkuar për të blerë bukë dhe më pas arritën të futeshin brenda.

Njëri prej të akuzuarve tashmë është i burgosur në Angli për krime të tjera, ndërsa një bashkëpunëtor i tij ndodhet në burgun e Korydallos.

E gjithë ngjarja u zbulua nga djali i viktimës, i cili banonte në një banesë ngjitur me nënën e tij. Nga hetimet e Departamentit të Vrasjeve u zbulua mënyra e veprimit dhe roli i secilit në ngjarjen e rëndë. Tashmë të arrestuarit po përballen me krimin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *