• |
ide | kryesore

Topalli krah Berishës: Bashkohuni në protestën e 7 korrikut, situata është alarmante

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Jozefina Topalli, deklaroi në takimin e Sali Berishës me gratë e LDGSH-së se në protestën e 7 korrikut duhet të bashkohemi kundër qeverisë. Topalli në fjalën e saj tha se problemet kryesore në vendin tonë janë emigrimi dhe fenomeni demokrafik i rritjes negative, ku numri i vdekjeve është i lartë ndërsa ai i lindjeve i ulët.

“Më 7 korrik besoj se një numër shumë i madh burrash e grash, djem të rinj do vijnë të sfidojnë lirinë, prespektivën që secili kërkon t’ia japi fëmijës së vet. Ka shumë probleme, për mua personalisht dy janë më të rrezikshmet emigrimi, dhe fenomeni demokrafik i rritjes negative. Numri i vdekjeve më i lartë se numri i lindjeve. Ky është alarm. Elon Mask për Japoninë, thotë se ai vend që ka rritje negative demografike s’ka të ardhme. Gruaja nuk mëkaton kurrë me heshtje dhe oportunizëm kur fjala është për familjen e saj”, tha Topalli.



4 Comments

  1. Ironia e Desada Metajt me Berishën: Ti ke popullin me vete, pse je shqetësuar për ca deputetë që s’të ndjekin,rreshkiti dhe topalli,njelloj si spiropali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *