• |
ide | kryesore

Vendimet e NATO-s/ Shqipëria do nisë trupa në Bullgari. Mister numri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në samitin e Madridit, NATO shpalli Rusinë kërcënimin më të madh ndaj paqes dhe sigurisë së vendeve anëtare, pas sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë.

Aleanca vendosi unanimisht të rrisë numrin e trupave të NATO-s në Evropën Lindore si dhe të shtojeë numrin e forcave në gatishmëri të lartë nga 40,000 që janë aktualisht në 300,000 trupa si pjesë e rishikimit më të madh të mbrojtjes së aleancës që nga koha e Luftës së Ftohtë.

Mësohet zyrtarisht se Forcat e Armatosura Shqiptare do të dërgojnë për herë të parë një mision ushtarak në Bullgari, ku në total do të jenë 1650 trupa. Në këtë vend, siç duket edhe nga harta e publikuar nga NATO, do të ketë vetëm trupa vendase, amerikane dhe shqiptare.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter edhe një postim grafik ku shkruan se në përgjigje të pushtimit rus në Ukrainë, NATO ka përforcuar prezencën e saj mbrojtëse në pjesën lindore të Aleancës më shumë trupa, avionë dhe anije luftarake.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg prezantoi te mërkurën edhe dokumentin e konceptit strategjik 2022. Shefi i NATO-s tha se po përjetojmë krizën më të madhe të sigurisë prej Luftës së Dytë Botërore.

Aktualisht Forcat e Armatosura Shqiptare janë të angazhuara në misione paqeruajtëse dhe luftarake në disa vende përfshirë edhe Letoninë.

Shqipëria po jep kontributin e saj në Letoni me 21 ushtarakë EOD si pjesë e grup – batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP) në bazën Adazi në Riga.

News 24 u interesua pranë Ministrisë së Mbrojtjes për të mësuar numrin e ushtarakëve shqiptarë të cilët do të nisen së shpejti me mision në Bullgari dhe bënë të ditur se do të bëjnë publike së shpejti detaje në lidhje me mision e ri të FARSH si dhe me natyrën e këtij misioni.



5 Comments

  1. 17 trupa nga te cilat 5 i ka vene ne dispozicion lali Eri nga kontigjenti i policise bashkiake. Keta do jene pa pistoleta po do kene me vete bllokun e gjobave te perkthyer edhe ne rusisht.

    1. lexo o robqir per psikopatet
      o ordiner

      Snakes in Suits: Understanding and Surviving the Psychopaths in Your Office
      by Paul Babiak (Author), Robert D. Hare (Author)

  2. Tani Putini s’ka ku futet. Do shpalle kapitullimin pa kushte perballe ushtrise trime shqiptare te pajisur me kova dhe cbllokus pucetash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *