• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni episodin qesharak në Libertadores: “Anësori meritonte të paktën të verdhën”

-Instant, Sport, Video



Një mbrëmje padyshim e lumtur për Palmeiras, që në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa Libertadores mundi paraguajanët e Cerro Porteno me një rezultat të fortë 0-3. Buzëqeshje të shumta në shtëpinë e trofe mbajtësve brazilian të turneut, jo vetëm për rezultatin e ndeshjes, por edhe për atë që ndodhi pak minuta pas fillimit të ndeshjes. Protagonist mesfushori Gustavo Scarpa dhe asistenti i arbitrit.

Sapo kishte nisur minuta e 7-të e pjesës së parë, kur Gustavo Scarpa po përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi në favor të skuadrës së tij me rezultatin ende të mbërthyer 0-0. Arbitri i linjës, i pozicionuar si zakonisht pranë lojtarit, u largua mënjanë për t’i dhënë atij hapësirë të mjaftueshme për të goditur, por pastaj u kthye dhe bëri një një hap në drejtim të flamurit. Një hap i vogël që në fakt pengoi mesfushorin e Verdaos të godiste nga këndi.

28-vjeçari në vend që të godiste topin, i ra pjesës së pasme të këmbës së arbitrit dhe ra në mënyrë qesharake në tokë. Një episod që rrëmbeu buzëqeshje nga lojtarët dhe të pranishmit në stadium dhe që tërhoqi pashmangshmërisht botën sociale. “Ky është një lloj i veçantë faulli”, shkroi një përdorues i argëtuar; “Scarpa kishte një problem teknik”, shtoi një tjetër; një i tretë konkludoi: “Faull i qëllimshëm, asistenti meritonte të paktën të verdhën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *