• |
ide | kryesore

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Çfarë filmuan kamerat e sigurisë në 21 Prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nw 21 Prill, kur mbwshtetwsit e Partisw Demokratike kapwn Mehmet Grecwn ata thirrwn menjwherw policinw, qw siç dihet tashmw qwndroi duarkryq, nw pritje tw grupit tw forcws tw Partisw Socialiste.


Reporter.al ka zbardhur dosjen qw tregon se çfarw duket nga kamerat e policisw qw nga momenti kur Arjan Hoxha, njëri prej mbështetësve të opozitës, i telefonoi policisë me dyshimin se Greca po përfshihej në manipulim votash.


“Analiza e pamjeve të një kamere sigurie aty pranë tregoi më vonë se si një forcë e konsiderueshme policore, e përbërë nga gjashtë oficerë dhe dy drejtues, humbi minuta të tëra duke qëndruar në pasivitet, ndërsa në vendngjarje mbërritën figura të tjera mbështetës të Partisë Socialiste, disa prej të cilëve dukshëm ishin të njohur për policinë për lidhje me botën e krimit. Analiza e pamjeve filmike përmend në mënyrë të përsëritur se makinat e mbërritura në vendngjarje “ishin me xhama të errët”.

Prokuroria ia vë fajin mungesës së ndërhyrjes nga policia dhe akuzon drejtuesit se nuk zbatuan ligjin.

“Njoftimi i dhënë nga shtetasi Arjan Hoxha në kuptim të nenit 283 përmbante elementë të një kallëzimi penal të veprës penale, përderisa në mjetin e tij është pretenduar dhe më pas janë gjetur armë të ftohta” thuhet në vendim, një konkluzion shumë i ndryshëm ky nga deklaratat e policisë në kohën kur ndodhi ngjarja, në të cilën, veprimet e demokratëve u cilësuan si rrëmbim personi.

“Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore dhe agjentëve duhej të ishte vepruar menjëherë duke shoqëruar mjetin i cili ka qenë i patarguar dhe personin i cili udhëtonte me të dhe konkretisht shtetasin Mehmet Greca, po kështu duhej të shoqëroheshin menjëherë shtetasit Arjan Hoxha dhe shtetasit e tjerë me qëllim marrjen e të dhënave në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethana të domoshme për qëllime të hetimit, si dhe kqyrjen dhe sekuestrimin e mjetit në të cilin pretendohej për sende të kundraligjshme,” shkruhet më tej në vendim.

Minutat fatale

Pamjet e një kamere sigurie të sekuestruara nga policia dhe të analizuara tregojnë se i ashtuquajturi grupi i mbrojtjes së votës pranë PD-së mbërriti në vendngjarje në orën 13.47 ndërsa dy drejtuesit e policisë mbërritën në vendngjarje dhjetë minuta më vonë me një automjet “Range Rover” të bardhë nën pronësinë e policisë. Në orën 14.01, tre automjete kalojnë me shpejtësi dhe këto automjete kthehen tre minuta më vonë.

Në orën 14.07 në vendngjarje mbërrin Pjerin Xhuvani, një politikan lokal dhe konfrontohet me mbështetësit e Partisë Demokratike. Vetëm një minutë më vonë shpërthejnë të shtënat. Vendimi i gjykatës nuk përcakton se kush qëlloi i pari, por përcakton se në përplasje u përdorën së paku tre pistoleta, dy prej të cilave ishin përballë me Arbër Paplekajn. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e oficeres së policisë, Xhensila Sota.

Nga krahu lindor i rrugës kryesore që përkon thuajse përballë vendit që ishte pozicionuar Arbër Paplekaj është qëlluar me dy armë të ndryshme nga persona të paidentifikuar që ishin në vendngjarje dhe që ishin pjesë e dy grupimeve përkrahës të partive politike, e provuar kjo sipas Akteve teknik Balistik,” shkruhet në vendim.

Shpejtësia me të cilën rrodhën ngjarjet nuk janë konsideruar nga prokuroria dhe gjykata për të justifikuar sjelljen e policëve. Sipas tyre, fakti që oficerët nuk vepruan në kohë për të shoqëruar Grecën dhe grupin e mbrojtjes së votave solli përshkallëzimin e konfliktit.

Në kuptim të Ligjit për policinë e Shtetit, konkretisht në nenin 6 pika 22, trupa e policisë të forcave të posaçme dhe dy zëvendësdrtejtorët të trajtuar për të ndërhyrë në situatë ose konflike të çdo lloji si dhe rasti konkrret, kishte detyrimin ligjor të ndërmerrinin me iniciativë sapo ka kuptuar rrezikun, i cili përkthehet në shtip të menjëhershëm, të vrullshëm dhe të dukshëm të shtetasve, disa prej të cilëve të evidentuar në konflikte të ngjashme të mëparshëm, të kryenin veprime konkrete në kuptimi të pikës 25 të nenit 6 të këtij ligji, shoqërimin, dërgimin e shtetasve në ambientet e policisë si dhe me vazhdimin e mëtejshëm të veprimtarisë hetimore në përputhje me kodin e procedurës penale,” verejnë prokurorët.

“Në rastin objekt hetimi, moskryerja e këtyre veprimeve, shoqërimi i shtetasit Mehmet Greca në mënyrë të menjëhershme, kanë lejuar shtetasit që njiheshin me Mehmet Grecën të marrin territor dhe të dominojnë atë në prani të forcave të policisë së shtetit,” shtojnë më tej prokurorët, të cilët e konsiderojnë rrjedhojë të mosveprimeve të policisë plagosjen e katër personave dhe vdekjen e një personi.

“Një trupë policore e trajnuar për përdorim arme, për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, jetës dhe shëndetit të shtetasve, nuk ka kryer asnjë veprim procedural në momentin që ka marrë dijeni për kryerjen e një vepre penale”, përfundojnë prokurorët shkruan Birn.

4 Comments

  1. Ironia e Desada Metajt me Berishën: Ti ke popullin me vete, pse je shqetësuar për ca deputetë që s’të ndjekin,cecenet e salihut brenda grupit te zjarrit familjes berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.