• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i shtrimit në spital të Travis Barker

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar se  Travis Barker është trajtuar për pankreatit pasi iu nënshtrua një kolonoskopie.

Disa burime treguan për ‘The Sun’ se shtrimi në spital i bateristit ishte pasojë e gjendjes, e cila është një inflamacion i pankreasit dhe mbart simptoma si përzierje, dhimbje të forta stomaku dhe të vjella.

Edhe pse data e saktë e kolonoskopisë së muzikantit nuk dihet, personat e brendshëm thanë se procedura është kryer “kohët e fundit”.

Një tjetër burimdhaekskluzivisht për gazetën  informacione në lidhje me gjendjen e bateristit, duke thënë: “Travis iu nënshtrua një procedure të martën pasi u dërgua me urgjencë në spital, por familja nuk dëshiron të japë asnjë detaj të mëtejshëm për momentin.

Vajza 16-vjeçare e Barker, Alabama Barker, la të kuptohej  se diçka nuk shkonte me babain e saj  kur ajo u kërkoi ndjekësve në Instagram ‘të luteshin për të’./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *