• |
ide | kryesore

24 vjeçarja përdhunohet në shtëpinë e Pulgar, lojtari mbrohet: “Nuk jam i përfshirë”

-Instant, Sport



Erick Pulgar mbrohet dhe e shpall veten të pafajshëm pas denoncimit të një vajze kiliane 24-vjeçare, e cila tha se ishte përdhunuar në shtëpinë e lojtarit të Fiorentinës natën e së shtunës, 25 qershor. Viktima e dyshuar kishte marrë pjesë në një festë në një klub, në Las Condes të Kilit, kur në një moment ishte ftuar për një pije nga një grup prej 10 personash. Më pas, gruaja humbi ndjenjat për pjesën tjetër të natës dhe u dërgua në shtëpinë e Pulgar, një vend ku ajo pretendon se ishte përdhunuar. Vajza ka materiale fotografike për të mbështetur akuzën e saj. “Unë e kuptoj që personi që ka bërë denoncimin ka ndërmend të dijë se çfarë ka ndodhur atë natë. Edhe unë. Për këtë kam vënë veten në dispozicion të drejtësisë për të bashkëpunuar me gjithçka që mund të jetë e nevojshme – thuhet në një fragment nga postimi i gjatë i mesfushorit -. Por, para thashethemeve të pabaza dhe informacioneve të njëanshme që u publikuan sot, dua të deklaroj me vendosmëri se nuk jam i përfshirë në asnjë denoncim apo krim”.

“Me anë të kësaj letre dua të sqaroj sa vijon: Natën e së shtunës, më 26 qershor, një grup shokësh ftuan një grup shoqesh për një festë në shtëpinë time, ishte një takim normal, asnjë nga 20 pjesëmarrësit nuk vuri re ndonjë gjë të çuditshme. Pasi mbaroi takimi, të gjithë shkuan në shtëpi me mjetet e tyre. Dje, një nga pjesëmarrëset në festë, me të cilën nuk kam pasur asnjë lloj marrëdhënieje, bëri një denoncim duke treguar se kishte disa të mavijosura në trupin e saj dhe asaj nuk i kujtohet absolutisht asgjë nga ajo që ndodhi mbrëmjen e së shtunës. Si pasojë e këtij denoncimi, dje policia erdhi në shtëpinë time për të kërkuar deklarimin tim vullnetar si dëshmitar, për arsyen e vetme se jam pronar i shtëpisë ku u zhvillua festa ku ndodhej edhe gruaja që bëri denoncimin të shtunën mbrëma. Natyrisht jam vënë në dispozicion dhe kam deklaruar gjithçka që kam parë atë natë. Me informacionin që kam mundur të mbledh, nuk jam në dijeni të ndonjë problemi që ka lindur në pronën time. Disa nga pjesëmarrësit në festë dhanë deklarata si dëshmitarë, që përkojnë me përshkrimin tim të fakteve. E kuptoj që personi që ka bërë denoncimin ka ndërmend të dijë se çfarë ka ndodhur atë natë. Edhe unë. Për këtë kam vënë veten në dispozicion të drejtësisë për të bashkëpunuar me gjithçka që mund të jetë e nevojshme. Por, përpara thashethemeve të pabaza dhe informacioneve të njëanshme që u publikuan sot, dua të them me vendosmëri se nuk jam i përfshirë në asnjë akuzë apo krim. Kërkoj nga mjetet e informimit të pyesin dhe informojnë me kujdes dhe përgjegjësi, duke respektuar personin që ka denoncuar në të drejtën e saj legjitime dhe mua që nuk jam askush tjetër veçse pronari i shtëpisë ku u zhvillua kjo festë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *