• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Kapshticë (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e vona të pasdites në Kapshticë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga në aksin Bilisht-Kapshticë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 31-vjeçar Arjan Shtika dhe është plagosur pasagjeri që udhëtonte në mjet.

“Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *