• |
ide | kryesore

Arrestohen 3 shoferë dhe pezullohen 20 leje drejtimi në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia Rrugore e Durrësit ka vënë në pranga tre shoferë dhe ka pezulluar 20 leje drejtimi. Blutë njoftojnë se 23 shoferët: 6 janë ndëshkuar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe 14 të tjerë për drejtim të automjetit tej normave të lejuara të shpejtësisë. Po ashtu njoftohet se ata kanë vendosur 1513 masa administrative,për shkeljet si më poshtë:

  • 203 masa administrative, për parakalim të gabuar;
  • 47 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
  • 78 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;
  • 431 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
  • 236 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
  • 7 masa administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;
  • 14 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
  • 497 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Këto arrestime dhe pezullime vijnë si pasojë e një vëzhgimi një javor nga policia e Durrësit në bashkëpunim dhe me qytetarët, të cilët ka denoncuar rastet e shkeljes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *