• |
ide | kryesore

Breshëri dëmton 500 hektarë grurë në Korçë e Maliq

-Instant, Lajme, Të fundit



Pak ditë para korrjes së grurit në fshatrat e Korcës dhe Maliqit, natyra u bëri një surprisë të keqe fermerëve. Këto pamje vijnë nga fshati Rrëmbec, Maliq. Breshëri i rënë gjatë pasdites së të enjtes ka shkatërruar qindra hektarë të mbjella.

“Për 7-8 ditë duhet të fillonte korrja. Në këtë peridhë, gjysmë ore breshër që ra sot, pa pushim dhe i furishëm, shkatërroi gati 95% të prodhimit,” thotë një fermer

Fermerët thonë se 90% e të mbjellave janë dëmtuar rëndë. Ata thonë se ajo që ka mbetur pa u dëmtuar është një sasi e vogël dhe e pamjaftueshme as për konsum familjar. Të gjunjëzuar sytë i kthejnë nga shteti.

“Janë gjithë ato shpenzime: ne marrim toka me qira, nafta, ure, nitrati. Ne jemi të falimentuar. Kërkojmë nga shtetit të na subvencionojë, të na japë një ndihmë.”

Nga breshëri i fortë u goditët dhe fshatrat Orman dhe Pojan të bashkisë së Maliqit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *