• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si 2 shqiptarët e qëlluan për vdekje, 45-vjeçarin grek para lokalit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazeta greke “Protothema” kanë publikuar pamjet nga përleshja që çoi në vrasjen e një 42-vjeçari në Greqi.

Për këtë ngjarje akuzohen dy shqiptarë të cilët kanë rënë në prangat e policisë.

Ngjarja nisi në një lokal dhe në pamjet e publikuara nga Protothema shihet se si nisi zënka.

Në pamje shihet se dy autorët e dyshuar dalin nga tualeti dhe më pas nisin sherrin me viktimën.

Ky i fundit shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht.

Ndonëse pronari i lokalit dhe punonjësja ndërhynë, sherri u agravua, duke bërë që jashtë lokalit 42-vjeçari grek të humbte jetën.

2 shqiptarët janë pas hekurave ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *