• |
ide | kryesore

Dibër, 16-vjeçarja vetëplagoset me armë gjahu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 16-vjeçare është dërguar pasditen e sotme në spitalin e Dibrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas asaj që pohojnë familjarët e saj, dyshohet se ajo është vetëplagosur me armë gjahu, por ama nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje.

“Rreth orës 17.00, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë një shtetase rreth 16-vjeçe, banuese njësinë Administrative Kastriot, e cila nga deklarimet paraprake të familjarëve të saj, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *