• |
ide | kryesore

Finalja e Champions, tifozi spajnoll denoncon: “Gjobë 375€ se shëtitëm në Champs-Élysées”

-Instant, Sport



Finalja e Champions League në Paris vazhdon të diskutohet. Pas incidenteve të ndodhura në portat e Stade de France në Saint-Denis mes xhandarëve francezë dhe tifozëve të Reds pa bileta apo me bileta false, tani janë tifozët spanjollë që kanë ankesa kundër policisë franceze. Një tifoz i Real Madrid zbuloi se ai mori një gjobë prej 375 euro për një shëtitje në qendër të Parisit.

David González, tifoz i Blancos dhe anëtar i Peña Villajimena, me të cilët udhëtoi për të parë finalen kundër Liverpool, ka treguar se çfarë ndodhi atë mbrëmje. 41-vjeçari, siç sqarohet për AS, ka udhëtuar me një grup tifozësh i përbërë nga një i mitur nën moshën 15 vjeç, një i moshuar rreth 70 vjeç dhe katër të rritur, të gjithë rreth 40 vjeç. Ku mbërritën në Paris, ata vendosën të shëtisnin nëpër rrugët e qendrës dhe sigurisht që kishin veshur fanellën e Real.

Ndërsa po ecnin përgjatë Champs-Élysées, ata u ndaluan nga disa policë për një kontroll. Oficerët i kërkuan dokumente, i bënë foto dhe më pas autorizuan grupin të vazhdonte ecjen. Tifozët menduan për një ngjarje të izoluar, thjesht për siguri. Pas një muaji, megjithatë, erdhi surpriza e hidhur: Davidi dhe një tifoz tjetër morën një gjobë për “manifestim të ndaluar në rrugë publike”.

Totali për tu paguar, siç thotë Davidi, është 375 €: “Ne ishim në Lisbonë dhe patëm fatin të merrnim biletat për në Paris. Ne shkuam në të njëjtën ditë dhe vendosëm të kalonim orët para ndeshjes në qendër, si gjithë të tjerët, për të parë Fan Zone dhe diçka nga qyteti. Ndërsa kalonim nëpër Champs-Élysées, disa oficerë policie na ndaluan dhe na kërkuan kartën e identitetit. Ne ia dhamë sepse nuk kishim asgjë për të fshehur. Për habinë tonë, një muaj më vonë morëm dy gjoba për demonstrim pa leje”.

Mirëpo, tifozi tregon se ai dhe miqtë e tij po ecnin të qetë, pa kënduar e pa shqetësuar askënd: “Ne po ecnim me fanellat tona dhe flamujt që kishim, në rrugë, si mijëra tifozë të tjerë! Ne as nuk po këndonim! Tani as nuk dimë çfarë të bëjmë”. Të interesuarit po përpiqen të gjejnë një zgjidhje, por për ta është e pamundur. “Ata na thanë se gjëja më e shpejtë mund të jetë të shkojmë në ambasadën franceze”.

Ata kanë kontaktuar edhe klubin duke kërkuar çdo lloj ndihme por ende nuk kanë marrë përgjigje: “Po cfarë demonstrimi? Nëse ishim me një djalë 15 vjeç dhe një të moshuar mbi 70. Gjashtë veta me fanellën e Realit, në ditën e finales së Champions League. Një manifestim ‘i ndaluar’ i kujt? Ju lutem …. Nuk e di nëse e njëjta gjë ka ndodhur me klubet e tjera të tifozëve apo me tifozët e tjerë, por pashë se sa vetëve i kërkuan kartën e identiteti në të njëjtën kohë me ne.”

Organizimi i finales, nënvizon në fund tifozi, ishte një katastrofë: “Organizimi ishte një katastrofë, një përvojë e tmerrshme. Tani, zbulojmë se jemi gjobitur me 375 euro se ecëm nëpër Champs Elysees, nuk mund ta tolerojmë, janë shumë para. Përveçse jemi viktima të një organizimi të keq, duhet edhe të paguajmë. Kjo nuk ka kuptim”. Katër personat e tjerë të grupit nuk kanë marrë asnjë gjobë për momentin, por mund të mbërrijë së shpejti. Finalja në Paris, edhe pas më shumë se një muaji, vazhdon të bëjë zhurmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *