• |
ide | kryesore

GAFA/ Luiza Gegës i vendosin himnin e Libisë në podium (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Suksesi i atletes shqiptare Luiza Gega nuk është shijuar siç duhet për shkak të një gafe të organizatorëve në Lojërat Mesdhetare të Algjerisë, “Oran 2022”.

Gjatë ceremonisë që kulmoi me dorëzimin e medaljes së artë, Luiza Gegës i është vendosur himni i Libisë.

Rekordmenia e lojërave mesdhetare në garën e 3000 metrave priste të dëgjonte Himnin Shqiptar por nuk ndodhi aspak kështu. Pasi këmbënguli që të luhej himni, gafa u korrigjua.

Ky incident me himnin shqiptar nuk është i pari që ndodh. Në ndeshjen e kombëtares në Francë u vendos ai i Andorrës. ©LAPSI.al



6 Comments

    1. Nuk e kane ngaterruar e kane bere per ti dreguar nje mesazh hajdutit, kane dashur ti thone do e pesos si Gedafi!

  1. Bravo Luiza per insistimin Mos kujtoni qe eshte rastesi por eshte bere me qellim nuk eshte hera e pare qe ndodh.
    Edhe nji here Bravo Luiza nder i Kombit.

  2. Bravo Luiza!

    Shoqeria shqiptare duhet te marre shembull nga keta individe. Sepse rralle na vijne! Me shume llum kemi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *