Andrè Onana është zyrtarisht një lojtar i ri i Interit. Sipas asaj që mësohet nga faqja e Lega Serie A, zikaltrit në fakt kanë depozituar në Lega marrëveshjen me ish-portierin e Ajax. Marotta nuk është mjaftuar me kaq, sepse edhe Henrikh Mkhitaryan është një futbollist i ri i Inter. Mesfushori armen, pasi përfundoi kontratën me Romën, ka mbërritur nën urdhërat e Inzaghit me parametër zero.
… what's my name? 🖤💙@AndreyOnana#ForzaInter #WelcomeAndré pic.twitter.com/8SpjL0SiF3
— Inter (@Inter) July 1, 2022
Zikaltrit në fakt nuk janë aktivë vetëm në hyrje. Kontaktet janë intensifikuar mes Psg dhe Interit për Milan Skriniar, në përpjekje për të mbyllur hendekun mes ofertës dhe kërkesës. Lajmin e ka bërë të ditur Sky, sipas të cilëve klubi zikaltër pret një ofertë tjetër, me rritje, të klubit parisien që të mbërrijë në 70 milionë eurot e kërkuara. PSG gjithashtu dëshiron të përfshijë lojtarë për shkëmbim teknikë, por Interi nuk është i interesuar. Sipas Tuttosport, francezi Luis Campos ka dërguar një emisar në Itali për të zhbllokuar një negociatë në stand by.