• |
ide | kryesore

Ishte në kërkim për kultivim droge, prangoset 29-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mjeku



Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Finish”, ku është vënë në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Ai ishte në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky persona ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 19.01.2021, e ka dënuar me 4 vjet burgim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në Ksamil ndodhej një shtetas në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Finish”, në kuadër të të cilit u bë kapja e shtetasit: Mikelo Jaha, 29 vjeç, banues në Sarandë.” – bën me dije policia.Më datë 03.05.2019, nga strukturat e DVP Gjirokastër, në vendin e quajtur “Liqeni i fshatit Levan”, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar një sasi farash të bimëve narkotike dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari është autor i këtyre veprimtarive kriminale.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Gjirokastër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *