• |
ide | kryesore

“Kupën e Italisë futeni në by**ë”: pankarta e koret kundër Inter në festë, e pësojnë 4 lojtarë të Milan

-Instant, Sport, Video



Pas marrëveshjes së arritur nga palët, katër lojtarë të Milan, Theo Hernandez, Krunic, Maignan dhe Tonali, u sanksionuan për shkeljen e nenit 4, paragrafi 1, të kodit të Drejtësisë Sportive për sjelljen e tyre me rastin e festimeve për fitoren e kampionatit të Serisë A. Kruniç u dënua me 5000 euro gjobë, ndërsa Theo Hernandez, Maignan dhe Tonali me 4000 euro gjobë. AC Milan u sanksionua gjithashtu për përgjegjësi objektive me një gjobë prej 12,000 €.

Theo Hernandez u ndëshkua pasi “në bordin e një autobusi të hapur, ka intonuar vazhdimisht drejt tifozëve brohoritës, gjithashtu me ndihmën e një mikrofoni për të përforcuar zërin e tij, një kor fyes, vulgar dhe të pahijshëm kunddrejt klubit F.C. Internazionale dhe tifozëve të tij” dhe për shfaqjen e një pankarte me përmbajtje pangatërrueshmërisht aluduese dhe për rrjedhojë mosrespektuese dhe ofenduese ndaj klubit zikaltër.

Krunic dhe Maignan u sanksionuan gjithashtu për arsye të ngjashme, ndërsa Tonali u fajësua se ai “kishte veshur një fanellë me një frazë jashtëzakonisht fyese, vulgare dhe të pahijshme” gjithmonë kundër Interit.

https://www.youtube.com/watch?v=mwxd5PUc3uw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *