• |
ide | kryesore

Leao i detyrohet 19 milionë euro Sportingut: e shpëton Jorge Mendes, do t’i paguajë përgjysëm me Lille

-Instant, Sport



Pas vitesh betejash, ëhstë tashmë pranë mbylljes mosmarrëveshja mes Rafael Leaos dhe Sporting Lisbonës. Dënimi në maj nga gjykata e Milanos, e cila konfirmoi vendimet e marra më parë fillimisht në gjykatat portugeze dhe më pas në Tas, kishte vendosur një dëmshpërblim në favor të klubit portugez prej 16.5 milionë euro, shifër që me interes i kalonte 20 milionë euro. Siç raporton A Bola, falë ndërhyrjes së menxherit Jorge Mendes është thuajse gjetur një zgjidhje jashtë gjykatës mbi bazën e 19 milionë eurove. Një shifër që do të ndahet për gjysmë me Lille, një klub i dënuar bashkë me sulmuesin e Milan.

19 milionë euro do të ndahen 50-50 (9.5 milionë euro secili) mes dy palëve, një vendim nga i cili mund të përfitojë edhe Milan, i cili prej kohësh është angazhuar në negociata për rinovimin e lojtarit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024. Leao, i destinuar për një rritje të konsiderueshme rroge, tashmë mund të takohet me klubin, pasi shuma që do të duhet të paguajë është përgjysmuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *