• |
ide | kryesore

“Pa luftën në Ukrainë Lukaku nuk do ishte kthyer te Inter”: avokati i belgut zbulon prapaskenën

-Instant, Sport



Avokati Sébastien Ledure, njeriu i besuar i Romelu Lukakut, ka folur për gazetën belge La Libre duke zbuluar disa prapaskena të aferës që riktheu belgun te Inter: “Pa ndryshimin e pronësisë së Chelsea nuk mendoj se operacioni do të ishte kryer, marrëdhëniet mes ish-drejtuesve të Blues dhe zikaltërve ishin shumë të tensionuar që nga transferimi i lojtarit vitin e kaluar. Kështu, që pa luftën në Ukrainë, nuk do të kishte Lukaku-Inter? Ndoshta po, por ndoshta do të kishim gjetur një zgjidhje edhe pse do të ishte edhe më e vështirë”.

Më pas Ledure foli për uljen e pagës të pranuar nga Lukaku, vetëm për të kthyer te fanella e Interit: “Kam lexuar që e ka ulur rrogën me një të tretën apo gjysmën, nuk është e vërtetë. Ai do të jetë lojtari më i paguar në Serie A dhe të tre palët duhej të gjenin një kompromis. A janë 8 milionët për huazimin një çmim i drejtë? Është në linjë me çmimet e një huazimi”. A do të kthehet sulmuesi te Chelsea në fund të sezonit? “Romelu ka edhe tre vite kontratë me britanikët, por askush nuk mund të thotë asgjë për këtë”.

Për marrëdhënien me Simone Inzaghin: “Shumë klube të mëdha do të donin Lukakun, por kurrë nuk pati negociata serioze, sepse ai vendosi shumë shpejt të kthehej te Inter. Ai foli disa herë me Inzaghin, siç kishte bërë me Conten para se të nënshkruante për Interin në 2019, për tu siguruar që ishin në të njëjtën linjë të të menduarit”. E në lidhje me intervistën e dhjetorit të kaluar, kur u kuptua se ai dëshironte të rikthehej në Milano: “Një nismë e marrë prej tij dhe që ndoshta nuk do ta bënte më sepse pati pasoja për sezonin, duke rënduar mjedisin e punës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *