• |
ide | kryesore

Palermo kalon në pronësi të City Football Group: nis epoka e sheikut Mansour në klubin italian

-Instant, Sport



Gjithçka është kryer për kalimin e Palermos në duart e City Football Group të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan. Klubi i sapograduar në Serie B, sipas asaj që mësohet, është futur në orbitën e Manchester City me nënshkrimin e dokumenteve ditën e sotme nga një noter në Milano. Në këtë mënyrë, City Football Group bëhet aksioneri i mazhorancës me 80%, ndërsa pjesa e mbetur prej 20% mbetet në duart e presidentit Dario Mirri. Marrëveshja është mbyllur për rreth 13 milionë euro, plus ndonjë bonus. Prezantimi i pronarëve të rinj pritet në fillim të javës së ardhshme.

Një ndryshim pronësie që presidenti Dario Mirri e kishte negociuar tashmë që përpara ndeshjes vendimtare të playoff-it kundër Padovës: klubi sicilian do të bëhej xhevahiri i 11-të i holding-ut të Abu Dhabit, pavarësisht nga promovimi ose jo në Serie B. Mansour në fakt, tashmë kontrollon Neë York City (SHBA), Melbourne City (Australi), Yokohama F. Marinos (Japoni), Montevideo City Torque (Uruguay) Girona (Spanjë), Sichuan Jiuniu (Kinë), Mumbai City FC (Indi), Lommel SK (Belgjikë) dhe Troyes (Francë). Për pronësinë e sheikut kjo është aventura e parë në Itali: fansat palermitanë kanë nisur që tani të ëndërrojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *