• |
ide | kryesore

Pas sherrit në lokal godet me kaçavidë dy persona, arrestohet 42-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 42 vjeçar është arrestuar pasi goditi me kaçavidë dy shtetas në lokal. Ngjarja u shënua më 30 qershor në ambientet e një lokali në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”, në Tiranë.

 “Gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), shtetasit M. Th. dhe R. Ll., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën” informon policia.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *