• |
ide | kryesore

Pirlo mashtrohet nga oligarku rus: paguan 500 mijë euro kapar për vilën, por është e sekuestruar

-Instant, Sport



Andrea Pirlo është mashtruar nga një oligark rus. Ish-mesfushori, tani trajner i Fatih Karagümrük Spor Kulübü, po kërkon të blejë një vilë të vendosur në një resort ekskluziv në Forte dei Marmi. Ish-lojtari ka paguar tashmë një depozitë prej 500 mijë eurosh dhe në fund të gushtit duhet të kishte përfunduar transaksionin duke paguar 2.6 milionë euro të tjera. Marrëveshja, megjithatë, u bllokua për shkak se prona është nën sekuestrim.

Pronari i vilës në Forte dei Marmi është aktualisht një oligark rus shumë i afërt me Vladimir Putin. Me fillimin e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt dhe sanksioneve që pasuan nga Bashkimi Evropian kundër oligarkëve, biznesmeni rus kishte vendosur t’i shiste pronat në territorin italian përpara se ato të sekuestroheshin. E ishte pikërisht në ato ditë, siç shpjegon Il Messaggero, që Pirlo bëri ofertën e tij të blerjes dhe pagoi kaparin.

Megjithatë, kampioni i botës i vitit 2006 nuk e dinte se manjati kishte një proces gjyqësor në pritje me agjencinë e pasurive të paluajtshme përmes së cilës ai kishte blerë pronën. Oligarku, në fakt, do t’i duhej t’i paguante agjencisë imobilare 250 mijë euro si komision. Por paratë, sipas avokatit Tommaso Bertuccelli, nuk janë paguar kurrë. Më pas oligarku u denoncua dhe u përfshi në një padi civile.

E pikërisht agjencia që ka mosmarrëveshjen ligjore me pronarin aktual ka vendosur të mbrohet dhe ka kërkuar sekuestrimin parandalues të pronave të oligarkut. U sekuestruan dy prona: vila që do të blinte Andrea Pirlo dhe një tjetër pronë mbi të cilën trajneri kishte vënë syrin.

Kompleksi në Forte dei Marmi, në fakt përfshin dy shtëpi të lidhura me njëra-tjetrën që sipërmarrësi rus i kishte blerë për një shumë prej 7.2 milionë euro. Ish-mesfushori ishte zotuar për të blerë një prej tyre, duke rezervuar mundësinë për të vlerësuar edhe blerjen e të dytës. Kërkesa e avokatit për sekuestrimin e aseteve, e pranuar nga Gjykata Civile e Lucca, megjithatë, e kanë bllokuar marrëveshjen për momentin. Pirlo do të duhet të presë që situata të sqarohet, por kohët mund të jenë të gjata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *