• |
ide | kryesore

Plagoset me armë 51-vjeçari në Rrugën e Kombit, në kërkim 2 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos te Mirditës.


Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët.


Këta janë shpallur në kërkim dhe policia thotë se “po punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre”.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.