• |
ide | kryesore

Provat për bazën e spiunazhit, SPAK urdhëroi kontrolle në disa banesa në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Hetimet e SPAK për rrjetin e personave që dyshohet se kanë shitur informacione te shtetet e huaja jo mike me Shqipërinë kanë përfshirë edhe kontrolle në disa banesa në Tiranë.

Dosja e hapur në janar 2021 me referim nga Shërbimi Informativ, përmban raporte dhe situata të kontrollit të banesave të personave të dyshuar në spiunazh, si Frederik Ymeri, Luftar Çunaj, Bashkim Abazi, Gjergji Koti, dhe Maksim Ferra. Ora News raporton se kontrollet janë ligjëruar nga prokuroria dhe më pas kanë qënë agjentët e Antiterrorit ata të cilët kanë shkuar në mesnatë nëpër shtëpia.

Dy shtëpitë e para që janë kontrolluar, kanë qenë ato të Frederik Ymerit, ish-drejtorit të Krimit të Organizuar në Shërbimin Informativ Shqiptar. Apartamenti i tij që ndodhet në afërsi të tregut Çam dhe shtëpia dy katëshe në Farkë, i janë nënshtruar një kontrolli të imtësishëm, ku oficerët mësohet se kanë sekuestruar dokumenta, Laptop, USB dhe sende të tjera që janë në verifikim për procedimin penal Nr.3.

Qëllimi i këtij kontrolli të kryer në muajin tetor 2021 të kryer në banesat e personave të selektuar nga SHISH si pjesë e një celule spiunazhi, është bërë për gjetjen e dokumentave të ndryshme me karakter “Sekret Shtetëror”, shënime të ndryshme dhe dokumenta që janë të falsifikuara.

Gjithashtu në fokus të kontrollit të shtëpive dhe zyrave kanë qenë sekuestrimi i kompjuterave, laptop, USB, karta memorie dhe paisje të tjera elektronike si telefonat. Gjithashtu synimi ka qenë në sekuestrimin e shumave të parave në lekë apo valutë të huaj si dollarë dhe euro, të cilat mund të jenë mbajtur në banesë dhe përfituar nga aktiviteti kriminal i tyre.

Mësohet se një pjesë e materialeve që janë gjetur në banesa dhe sekuestruar nga agjentët e Antiterrorit, kanë qenë materiale pune qysh nga koha kur këta personazhe kanë shërbyer pranë Aparatit Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror. Të sekuestruara nga OPGJ janë dhe dhjetëra studime dhe broshuara të ndryshme mbi krimin dhe spiunazhin. /Ora News



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *