• |
ide | kryesore

Rama: Do të instalojmë një bazë të NATO-s në Porto Romano

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka folur për krijimin e një baze navale të NATO-s në Porto Romano. Gjatë konferencës me gazetarët, Rama tha se në këtë port është parashikuar edhe një pjesë ushtarake për financimin e të cilës do të kërkohet ndihma e NATO-s. I ndalur tek çështja e Kosovës, Rama tha se Shqipëria ka kërkuar që Kosova të përfshihet në mekanizmin e partneritetit për Paqe që është fazë tjetër i marrëdhënies me NATO.

“Për instalimin e një baze navale të NATO-s në Portin e ri të Durrësit. Që do të jetë në Porto Romano. Përveç pjesës komerciale parashikohet edhe një pjesë ushtarake, Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm me këtë çështje me ekipin tonë të ekspertëve për të parashtruar projektin në detaje. NATO ka hyrë në një fazë të re të bashkëfinancimit edhe të projekteve të posaçme. Po ndërtohet baza ajrore në Kuçove që ndërkohë sa i përket portit ne do të financojmë vetë pjesën komerciale. E kemi ftuar NATO-n të marrë pjesë për një financim për pjesën ushtarake. Kjo do të jetë me vlerë të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Lufta në Ukrainë ka përmasën e vet ushtarake për të cilën mund të flasim publikisht. Ka edhe përmasën e vet ekonomike. Një samit i vecantë për nga kohëzgjatja dhe për nga pesha e përmbajtjes që lidhej me luftën në Ukrainë dhe me pasojat si dhe me planet për reagimin e mëtejshëm të aleancës. Por përtej kësaj pjese, kishte edhe një element të rëndësishëm për ne, që kishte të bënte me mundësinë e negociatave intensive për të arritur në një marrëveshje përfundimtare mes Bullgarisë e Maqedopnisë së Veriut që ti celet përfundimisht rruga fillimit të negociatave. Një fokus të vecantë për Ballkanin Perëndimor për kompleksitetin e rajnit dhëe bunerabilitetin që rajoni ka për arsye të faktorëve të njohur. Qëndrimi ynë ka qenë i njëjti ai i njohuri, lidhur me domosdoshmërinë që Serbia të mbahet sa më shumë dhe sa më afër me frontin kundër agresionit dhe që presioni mbi Serbinë të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja të pallogaritshme për vetë rajonin. Ne kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në mekanizmin e partneritetit për Paqe që është stad  tjetër i marrëdhënies me NATO. Gjithë aleanca gtë kuptojë se pavarëissbt mos njohjes së Kosovës ndfa fisa prej vendeve kjo nuk është kohë e zakonshme dhe si kohë e jashtëzakonshme kërkon edhe akte të jashtëzakonshme”, tha Rama.



25 Comments

    1. e vertete dhe ketij projekti duhet ti japim vemendjen e duhur dhe te sakten per te pasur nje produktivitet me te sakte

  1. si mund te vendosi ky njeri per bazat ushtarake pa pyetur popullin eshte apo jo dakord cfar e kujton ket vend ky prone private te tij por nuk ka faj ky por nderkombetaret gjoja miq qe po mbeshtesin nje bandit dhe nje regjim perkunder vendosjes se bazave ushtarake

  2. Po me satelitet ca u ba’ bre burra??!!
    Baze Nacave(trapin) or kryeshkerdhate!
    Kercenimi ma i madh asht nga veriu,or koqe,
    Serbia – numer 1 !
    Ne NATO ….edhe Greqia,nuk I zihet bese.

  3. Po ku e kemi menduar ndonjehere ne qe shqiperia do te merte te tilla projekte ndonje dite.Bravo i qofte Rames se na ka nderu.

  4. Po mendoj sa per mire do te ndikoje kjo gje kur te realizohet dhe e dime qe Rama mban cdo premtim qe jet dhe gjithmone mer persiper projekte shume te medha

  5. “FOTO HISTORIKE: Sot PD kërkoi, që burgu i Spaçit dhe i Tepelenës të shpallen Muze Kombëtar.

    Mos harroni tek burgu i Tepelenës të vini këtë foto si kujtim me shënimin: “Kjo ishte qelia ku u burgos për herë të parë një kryetar opozite, me urdhër nga Presidenti Berisha”,Shqiperia ne 30 vjet duhet ti kishte vendosur bazat amerikane por me salihun e enverit qe nuk i lejonte ato,sepse serbi dhe rusi do tregonin veprimtarine si agjent me dy emra penicilina dhe bisturia dhe per bazat amerikane nuk pyetet populli o loqja e majte e salihut

  6. kjo gje ndodh fale cdo pune te mire qe qeveria rama po realizon per te miren e shqiperise dhe jemi te bindur qe eshte vetem fillimi i te tilla ceshtjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *