• |
ide | kryesore

Shifrat mbeten të larta, 619 raste të reja me Covid në Shqipëri, një humbje jete (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit të koronavirusit në vendin tonë. Raportohet se ka 1 një humbje jete dhe nga 1729 testime të kryera, 619 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Ndërsa 339 janë shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 619 qytetarë, në këto bashki:

327 në Tiranë, 32 në Shkodër, 31 në Durrës, 26 në Fier, 24 në Berat, 21 në Vlorë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Sarandë, 12 në Lezhë, 10 në Lushnje, nga 8 qytetarë në Krujë, Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Patos, Himarë, Korçë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Mat, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Kukës, Shijak, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Dibër, Roskovec.

Janë 3,167 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Gjirokastra 83 vjeçe.

Janë shëruar 339 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,802 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 619
Të shëruar në 24 orë 339
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1729

Testime totale 1,850,794
Raste pozitive 281,470
Raste të shëruara 274,802
Raste Aktive 3,167
Humbje jete 3,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,228
Fier 190
Vlorë 174
Durrës 154
Shkodër 87
Gjirokastër 82
Lezhë 81
Elbasan 56
Berat 54
Korçë 39
Dibër 17
Kukës 5



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *