• |
ide | kryesore

Video/ Juventus, ardhja e Pogba e Di Marias ndryshon numrat e fanellave: Vlahovic nuk do të jetë më DV7

-Instant, Sport, Video



1 korriku shënon fillimin e një kursi të ri për Juventusin: u përshëndetën lojtarët emblemë të epokës së parë të Allegrit si Dybala, Morata dhe Bernardeschi, tani Zonja e Vjetër mund të fillojë ripërtëritjen e shumëpritur. E gjithë kjo duke filluar nga numrat e fanellave: në dyqanin e Juventusit, në fakt, tani është e mundur të blihet fanella me numrin 7 të Federico Chiesa (më parë kishte mbajtur numrin 22) dhe numrin 9 të Dusan Vlahovic (që nga janari serbi kishte trashëguar numrin 7 nga Cristiano Ronaldo). Por lajmet nuk do të mbarojnë me kaq: ka pritshmëri të madhe për të zbuluar se cili numër do të ketë Pogba pas rikthimit në Torino. Sipas Tuttosport, francezi do të rikthehet me numrin 10.

Një rifreskim marketingu për bardhezinjtë dhe një hap i domosdoshëm për të vendosur lojtarët thelbësorë të Allegrit edhe më shumë në qendër të projektit. Duke filluar nga Vlahovic, i cili pasi vuri mbi supe fanellën e rëndë me numrin 7 të Cristiano Ronaldos sezonin e kaluar, tashmë vendos të dalë hapur, duke e deklaruar veten qendërsulmues dhe pikë referimi në të gjitha aspektet. Numri i tij i ri 9, i lënë i lirë nga Morata, do t’i japë një tronditje të jashtëzakonshme marketingut të Juventusit.

Për Federico Chiesa nderi dhe barra e marrjes së numrit 7: profili i tij teknik dhe pesha e tij specifike në skuadrën e Allegrit ndjekin shumë më mirë gjurmët e lëna nga CR7 në Torino. Kishte nga ata që mendonin se i takonte Chiesas të trashëgonte numrin 10 të Paulo Dybalas: shoqëria, nga ana tjetër, vendosi për një zgjedhje tjetër.

Dhe kjo zgjedhje, të gjithë e dinë tani, mban emrin e Paul Pogba. Francezi është gati të zbarkojë në Torino, duke vazhduar aty ku e la. Numri i famshëm 10 që ka qendruar në supet e legjendave si Platini, Zidane dhe Del Piero nuk do të mbetet pa zot. Paul do të kthehet të jetë një lider në mes të fushës dhe do ta bëjë këtë me numrin më përfaqësues të qepur mbi të. Tuttosport përjashton mundësinë e një rikthimi me numrin 6, pasi këtë numër e ka “pushtuar” Danilo. Francezët dhe Juventusi me këtë lëvizje synojnë të harrojnë sa më shpejt lamtumirën traumatike të Paulo Dybalas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *