• |
ide | kryesore

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Berisha akuza të rënda Gazment Bardhit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, Bardhi



I pyetur nga gazetarët në lidhje me ngjarjen e rëndë të Elbasanit, ku vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, Sali Berisha bëri bashkëfajtor edhe Gazment Bardhin, përpos Taulant Ballës, Ardi Veliut dhe Edi Ramës.

Kryetari i PD-së theksoi se Gazment Bardhi e braktisi në burg Arbër Paplekajn.

Sipas Berishës, Gazment Bardhi vrau për së dyti Pjerin Xhuvanin sepse së bashku me socialistët dëshironte që ta mbyllte çështjen.

Berisha shtoi më tej se Gazment Bardhi u tërhoq pasi u mbyll komisioni hetimor për ngjarjen e rëndë në Elbasan. Sipas Berishës, Gaz Bardhi e braktisi Arbër Paplekajn pasi donte mbylljen e një krimi shtetëror.

Berisha shtoi më tej se, Arbër Paplekaj, njihej si një person për të cilin flisnin vetëm fjalë të mira, ndërsa deklaroi se ai ka qëlluar për vetëmbrojtje në atë ngjarje, pasi sipas Berishës, në rast të mosndërhyrjes nga ai, atë ditë aty mund të ishin katër të vdekur. ©LAPSI.AL 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Në rafshin politik, njeriu më përgjegjës është Taulant Balla dhe përgjegjësi ka për ngjarjen Gazmend Bardhi. Unë kam një seri statusesh të publikuara në atë kohë, statuse të cilat vinin në kundërshtim me komunikatat zyrtare të narko-shtetit. Unë nuk kisha qenë në ngjarje, por në ato që lexoja nga gazetarët dhe nga zhvillimi, kuptova se kemi të bëjmë me një akt kriminal që po mbulohej me çdo kusht nga shteti.

Së dyti, nuk e njihja Arbër Paplekajn, por çdo njeri që kishte pasur rastin ta njihte fliste vetëm fjalët më të mira për të. Ai kishte qenë një oficer në Afganistan në misione të rrezikshme. Kjo përbënte garanci që ai të mos përdorte kurrë armën në qytet, jashtë kushteve të vetëmbrojtjes. Nuk mund të qëllonte ai te ata që spo i rrezikonin tjetër. Doli pastaj që në anën tjetër të rrugës, përballë tij ishin dy tyta revolesh që po qëllonin. Pse qëlloi Arbër Paplekaj? Qëlloi në vetëmbrojtje.

Kam shprehur dhe shpreh edhe sot keqardhjen më të thellë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pavarësisht se ishte militant i majtë. Faktikisht Xhuvanin e vranë për së dyti, Taulant Balla, Gaz Bardhi, Edi Rama dhe Ardi Veliu, sepse donin ta mbyllnin çështjen “Paplekaj- Xhuvani”.

Aty mund të kishim pasur katër të vdekur ne. mënyra kriminale të cilën e trajtoi Ardi Veliu, mënyra e turpshme prej dezertorësh e 2 nëndrejtorëve të policisë që lanë të zhvillohej një dramë e tillë, mashtrimi që bëri policia bashkë me Alfred Shehun se nuk kishte materiale, është një nga ngjarjet më të shëmtuara që tregon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe grupit të tij. Kryeministri nuk mund të mos ndalej në hollësi dhe informacione të shumëanshme. Mund të të gënjejë policia, por jo SHISH. Kryeministri ishte i detyruar të qëndronte ndaj këtij zhvillimi dramatik, por ai donte votat me gjak.

E keni dëgjuar ndonjëherë të flasë Gaz Bardhi? E ngrita disa herë çështjen dhe ai heshti. Paplekaj kishte shkuar atje për Gaz Bardhin, jo për të atin. U krijua një komision parlamentar, sigurisht që çështja e Elbasanit do të hetohej gjer në një. Gaz Bardhi dhe cilido tjetër duhet të kërkonte hetimin e plotë se në qoftë se Paplekaj do të qëllonte duke ekzagjeruar rrezikun, kjo nuk ishte vëtëmbrojtje. Por nëse në të vërtetë në drejtim po qëllohej nga dy gryka zjarri, ai skishte rrugë tjetër. Gaz Bardhi u zhduk. U ngrit komisioni, por nuk funksionoi asnjë ditë. E keni dëgjuar ju të protestojë ky zotëri për mbylljen e komisionit? Kur e merr tjetrin në ekip dhe ndodh kjo, do nxjerrësh përgjegjësinë tënde. Këta e braktisën Paplekajn, sepse donin të mbyllnin krimin shtetëror. E përgëzoj prokurorinë që e ka thirrur Bardhin, por dënoj heshtjen e tij ndaj Ramës, Veliut dhe Ballës. Alfred Shehu është një kriminel, një bashkëpunëtor i shpifur i bandës së Elbasanit. Ai nuk mund të ketë vend në SPAK, por tregon që është vetëm një SKAP partie dhe jo një SPAK.



7 Comments

  1. Ky mashtruesi dhe manipulatori i 32 viteve demokraci sulmon paturpesisht cilindo qe e konsideron kundershtar, perfshi Bardhin, Alibeajn, Bashen….Gjithkush eshte prane tij, oligarke,bandite, te korruptuar, idiote etj nuk guxon te thote nje fjale. I ka dale boja, i kane rene dhembet, eshte bishe e plagosur qe do kete fund te shpejt dhe te hidhur politik

    1. O Elbasanlli këta 3 që përmende ti bashkë me veten tende bëheni 4 sumqima ! Kështu që ik e mos ha mut kot po shko merr pjesë në një parade dylberesh të Sorrosit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *