• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: Koncesioni i laboratorëve të analizave nën hetim për korrupsion (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme, Të fundit



Kontrata e kushtueshme e partneritetit publik privat për shërbimin e laboratorëve mjekësorë po hetohet për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme, SPAK pas vlerësimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit se Ministria e Shëndetësisë e ka dhënë atë në kundërshtim me ligjin. Zbatimi i kontratës ka sjellë gjithashtu pasojat e para për pacientët dhe sistemin shëndetësor. Materiali u përgatit në bashkëpunim mes Rrjetit BIRN dhe Zërit të Amerikës

Në fund të muajit maj, në telefonat celularë të mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë mbërriti një urdhër me mesazh, përmes së cilit u kërkohej që të mos referonin analiza për pacientët e tyre, me përjashtim të rasteve tejet urgjente.

‘Po ju njoftoj se është ezauruar 100% e buxhetit të laboratorit. Ju lutem, njoftoni stafet mjekësore dhe specializantët, që deri më datë 1 qershor do të referohen vetëm urgjencat me Kod të Kuq,’ shkruhet në mesazhin e publikuar në media.

Mesazhi në telefonat celularë të mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’

Prej muajsh, lajmërime të ngjashme nuk janë të rralla edhe për mjekët e familjes, shërbimet ambulatore apo disa prej spitaleve rajonale të vendit.

Presioni mbi sistemin shëndetësor vjen si pasojë e kontratës koncesionare të laboratorëve mjekësorë, e cila përcakton tavane mujore buxhetore për spitalet referuese. Nëse numri i analizave tejkalohet, kostot për buxhetin e shtetit rriten.

Shërbimi i laboratorëve mjekësorë është kontrata e katërt e partneritetit publik-privat në sektorin e shëndetësisë dhe parashikohet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 13 miliardë lekë ose 114 milionë dollarë në 10 vitet e operimit.

Kontrata u fitua nga konsorciumi ‘Labopharma’ me seli në Tiranë, ‘Exalab’ me seli në Francë dhe kompania guackë ‘AB Laboratory Solution’ B.V e regjistruar në Hagë të Holandës dhe po zbatohet prej vitit 2020 nga kompania koncesionare ‘Laboratory Networks’.

Procedurat e Ministrisë së Shëndetësisë për dhënien e këtij shërbimi me koncesion janë vënë në pikëpyetje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe po hetohen për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

‘Mbi bazën e materialit hetimor të dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është regjistruar procedimi penal nr.18, datë 31.01.2022 për veprat penale shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera dhe ankande publike, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike,’ tha SPAK.

Ekspertët e shëndetit publik e kritikojnë këtë skemë të partneritetit publik privat me argumentin se po kufizon mundësinë e pacientëve për të bërë analiza.

‘Në qoftë se i kufizon pacientit mundësinë për të kryer analiza, praktikisht e ke ekspozuar atë ndaj sëmundjeve kronike ose më sëmundje akute apo sëmundje tumorale, duke rrezikuar direkt jetën e një pacienti,’ tha Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik që e ka ndërtuar karrierën në Gjermani.

‘Dëmton shëndetin dhe në raste të caktuara e dënon atë me vdekje,’ shtoi ai.

Ministria e Shëndetësisë nuk komentoi hetimet e nisura nga SPAK dhe deklaroi se kishte zbatuar ligjin në çdo fazë të procedurës koncesionare.

Edhe kompania koncesionare, Laboratory Networks tha se kishte respektuar kërkesat ligjore dhe nuk kishte kryer asnjë veprim, që të mund të sillte si pasojë veprat penale që po hetohen nga SPAK.

‘Shoqëria dhe shoqëritë zotëruese të saj janë përkujdesur dhe kanë qenë gjithmonë vigjilentë që përgjatë të gjithë procesit të garës si dhe përgjatë kohëzgjatjes së kontratës së partneritetit publik-privat të zbatojnë rreptësisht kërkesat ligjore dhe standartet më të larta të etikës,’ deklaroi kompania.

Kompani ‘koracë’

Kontrolli i Lartë i Shtetit e përfundoi auditin mbi koncesionin e laboratorëve mjekësorë në tetor të vitit 2021 dhe arriti në përfundimin se Ministria e Shëndetësisë e kishte dhënë atë në kundërshtim me ligjin ‘Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat’.

Për këtë procedurë, KLSH paditi në SPAK shtatë anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit si dhe i kërkon gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa për rishikimin dhe zgjidhjen e kontratës.

Auditi i KLSH-së sjell në vëmendje faktin se zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë injoruan shqetësimin e Koorporatës Ndërkombëtare të Investimeve, IFC, për integritetin e kompanisë së regjistruar në Holandë, AB Laboratory Solutions.

Sipas dokumenteve të paraqitura nga konsorciumi, kjo kompani zotërohej nga ‘Pegasus’, një tjetër kompani shqiptare në pronësi të biznesmenit Janis Karathano.

KLSH vlerëson se AB Laboratory Solutions B.V u përdor si koracë për të mbuluar përqindjen reale të ndarjes së aksioneve në konsorcium.

‘..Nëse do të ishte paraqitur vetë Pegasus si aksioner në konsorciumin e ngritur, atëherë pjesmarrja e tij rezulton 75% e aksioneve dhe jo ndarja që është paraqitur në marrëveshjen e konsorciumit…, ku natyrisht ndryshojnë edhe kushtet e vlerësimit, të cilat në shumicën e detyrimeve i takojnë atij për t’u përmbushur si nga ana ligjore dhe financiare,’ thuhet në raportin e KLSH.

KLSH thekson gjithashtu se zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë e kualifikuan këtë konsorcium në kundërshtim me dokumentet e procedurës konkurruese.

Laboratory Networks shprehu mosdakordësi me konkluzionet e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe theksoi se konsorciumi fitues kishte dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar në përputhje dokumentet e garës.

‘Konsorciumi fitues, qartazi dhe në mënyrë evidente ka përmbushur në mënyrë strikte dhe ka tejkaluar të gjitha kërkesat teknike, financiare dhe ligjore dhe kriteret e garës në tërësi, dhe mbi të gjitha ajo është përzgjedhur pasi ka ofruar çmimin më të ulët në këtë garë krahasuar me kompetitorët e tjerë…,’ tha Laboratory Networks përmes një përgjigje me shkrim.

‘Kriteret teknike dhe financiare të garës janë përmbushur dhe tejkaluar veçmas dhe bashkarisht nga anëtari Exalab dhe Labopharma, shoqëri të cilat zotëronin në konsorcium jo më pak se 66.7% të interesave të konsorciumit,’ shtoi kompania.

Presioni për analiza

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura lidhur me kufizimet periodike të testimeve, Ministria e Shëndetësisë pretendoi se garantonte shërbimin për pacientët.

‘Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion buxhetin e nevojshëm për të garantuar shërbimin për pacientët në spitale, bazuar në protokollet dhe udhërrëfyesit përkatës të shërbimeve mjekësore në strukturat spitalore,’ tha Ministria në një përgjigje me shkrim.

Por ndryshe nga ky qëndrim, mjekë të sistemit parësor dhe drejtues të spitaleve rajonale i thanë BIRN se po aplikonin lista pritjeje dhe se në disa raste, kishin kërkuar rialokim të fondeve për të plotësuar nevojat e pacientëve.

Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxho u shpreh i kënaqur me gamën e shtuar të analizave pas dhënies së shërbimit me koncesion. Por ai shtoi se ‘sa më shumë analiza të bëhen, aq më shumë rriten kostot’.

‘Aktualisht ne jemi munduar të kollundrisemi, analizat e planifikuara mundohemi t’i shtyjmë për fillimin e muajit, ndërsa ato urgjentet nuk i shtyjmë dot, sepse shkelim ligjin,’ tha Gaxho.

Ai shpresonte gjithashtu për një rishikim të fondit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të shmangur problemet.

Në spitalin rajonal të Lezhës, drejtori Leon Kaza thotë gjithashtu se numri i analizave është dyfishuar, por njëherëzi mjekët janë bërë ‘më të lirshëm për të referuar analiza’.

Kaza tha gjithashtu se paratë në dispozicion janë të mjaftueshme për testimet e shërbimit të urgjencës dhe atë spitalor.

‘Ndërsa shërbimi ambulatory, për rastet kur ekzaminimet nuk cenojnë shëndetin, kalojnë në listë pritje,’ tha ai.

Në qytetet e Vlorës dhe Sarandës, stafet mjekësore po përgatiten për një fluks të shtuar pacientësh gjatë sezonit veror– çka pritet të ndikojë edhe numrin e analizave mjekësore.

‘I kemi bërë kërkesë Fondit për rialokim të fondeve gjatë muajve të verës, që më pas do të ulen në muajt nëntor- dhjetor,’ tha Arjan Kalcuni, drejtor i spitalit bashkiak të Sarandës.

Ndërsa në qytetin bregdetar të Durrësit, skema e partneritetit publik privat duket se po prek më shumë moshat e treta.

‘Kur një pacient vjen për vizitë, nevojiten disa testime laboratorike për të përcaktuar diagnozën dhe mjekimin. Pra, nëse një person vuan nga diabeti, përveç analizës së diabetit nevojitet edhe ajo e gjakut. Por ne na kërkojnë që të referojmë vetëm analizën që ne e vlerësojmë si urgjente,’ tha një mjeke familjeje në kushtet e anonimatit.

‘Kur erdhi kontrolli, më gjeti me shkelje për referimin e analizave dhe më gjobiti,’ përfundoi ajo.

/Zëri i Amerikës



21 Comments

    1. Sot te gjitha. PPP jane nje vjedhje e hapur ku jane te inplikuar ministra apo ish ministra si PPP e trasheguara nga qeverrisja e PD po e njejta skeme edhe nga qeverria e PS Sot keto plage kanceroze do na shoqerojne edhe per vite te tera sot eshte detyre e SPAK ti vere para drejtesise keta plera por duke u dhene nje mesazh te forte atyre PPP te famshme qe do vine qe sot flene neper sirtaret e ministrive SPAK. ESHTE KOHA JUAJ TE TREGONI NESE DREJTESIA DO VIHET APO NDONJERE NE VEND NE KETE VEND TE KALBUR NGA KORRUPSIONI.

      1. Nuk eshte detyra e SPAK
        Spak eshte dekoracion burokracie, figurant.
        Plage te tilla nuk gjejne kurre sherim me ‘protokolle burokracie” vec ne mos shtohen

    2. Sot te gjitha. PPP jane nje vjedhje e hapur ku jane te inplikuar ministra apo ish ministra si PPP e trasheguara nga qeverrisja e PD po e njejta skeme edhe nga qeverria e PS Sot keto plage kanceroze do na shoqerojne edhe per vite te tera sot eshte detyre e SPAK ti vere para drejtesise keta plera por duke u dhene nje mesazh te forte atyre PPP te famshme qe do vine qe sot flene neper sirtaret e ministrive SPAK. ESHTE KOHA JUAJ TE TREGONI NESE DREJTESIA DO VIHET APO NDONJERE NE VEND NE KETE VEND TE KALBUR NGA KORRUPSIONI.

    3. Do u rruni karin. Sic ja rrujtet bolet e zeza Klod Zotos duke i kalu leke cdo muj nderkohe nen hetim. Shtet buthqim. Drejtesi bythqime

  1. qëndrimi i tij dyshues ndaj gjithkujt që merr “guximin” t’i afrohet qoftë dhe për ta mbështetur apo krijuar aleancë me të, në këto momente të “vetmisë së madhe”, i shpallur “non grata” familjarisht nga SHBA dhe i izoluar nga BE e të djathtët e PPE. Por është dhe një “sindrom” i krijuar gjatë 25 viteve kur Berisha ishte anëtar dhe sekretar i PPSH në kohën e diktaturës, kur për të mbijetuar apo depërtuar në “Bllok”, duhej të bëje sytë katër, por dhe të “sakatoje” ndonjë duke e internuar apo dëbuar jashtë Tirane.

  2. pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, thotë:

    Me vetem 4 Koncesione ne Shendetesi ne kohe te Lil Beqes Minister u kap shifra e gjysem miliard Euro rrjepje per Buxhetin e Shtetit.

  3. E çuditshme sot edhe femijet e kopeshtit e dine. Kush hajdut fshiet pas PPP te famshme vetem SPAK nuk ka dieni Ose mbase po i le te bejne vjedhjen e rashes qe ti kapi me presh ne dore ? E thjeshte fare keta qe sot jane ne SPAK kane pasur edhe me perpara drejtesine ne dore dhe nuk e Kane vene dot pasi Kane qene prokurore e gjyqtare Sot SHqiperia. ka nevoje per 5 gjyqtare dhe 5 prokurore Amerikane qe edhe Babain e tyre po e kapen ne Gabim e ndeshkojne ndersa ketu te ne gjyqtare e prokurore jane te infektuar nga korrupsioni prandaj PPP te famshme nuk ka per tu hyre gjemb ne kembe

  4. Pse dini ndonje konçension apo PPP qe nuk eshte me korrupsion ?
    Problemi qendron ne faktin sa eshte ky korrupsion . Eshte 50 , 60 , 70 apo 100% ?
    Nje gje eshte e sigurt , ketu korrupsioni eshte aq galopant sa qe fjala ” korrupsion ”
    duhet zevendesuar me fjalen ” grabitje ” , grabitje me dhunen e ligjit per xhepat e maliqit ” .
    Eshte koha te reflektojme te majte e te djathte , eshte koha per veprim .
    Sot eshte koha e Shqiptareve dhe per Shqiptaret .
    BOLL me skllever ne vendin tone , BOLL me te huaj ne shtepine tone .
    STOP xhahilizmit te push(!)tetareve , Shqiperia e Shqiptareve .

  5. Dega e PD sulmon kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia: Po largon demokratët e persekutuar!Shpellkare kush nuk shkon ne proteste eshte i perdhunuar nga salihu,me vrap o shpellkare malok

  6. Kemi harruar qe kur gjerat shkojne ne drejtim diametralisht te kundert me ate qe duhej te shkonin,zgjidhja eshte protesta.
    Por prej vitesh protesta u zhvleresua jo pa qellim,rama-basha punuan fort per kete.
    Por kaq shume zullume ne kurrizin tone duhet te mjaftojne per kthimin e memories per vleren e pa mate qe ka protesta.
    Kjo proteste eshte autentike,dhe fuqia saj buron pikerisht nga kjo vertetesi.Atehere çpresim?
    Te bejme te tronditen keta horra qe jo vetem na zhvasin pa pushim,por na neverisin me arrogancen e pa justifikuar.
    Asnje i huaj apo pushtues,nuk e ka demtuar kete popull me shume se keta bandite mavi,prandaj iu duhet treguar vendi si atyre,po aq edhe atyre pseudo demokrate qe na lane kaq vite ne gjendje kome.
    Nuk duhet te mbaroje puna thjesht me largimin nga pd,por duhet te japin llogari per gjithe zhgenjimin qe pesuam.
    Dhe tani e tutje njerezit duhet te jene shume te kujdesshem dhe teper kritike per çdo njeri qe votojne dhe zgjedhin per ti perfaqesuar apo qeverisur.
    Ata e perkthejne te qenit e zgjedhur nga populli si e drejte per te shkelur te drejtat e tij me te dyja kembet,prandaj duhen vene gjerat ne vend,dhe kjo nuk ndodh vetiu.
    Duhet protestuar me guxim,kurajo deri ne arritjen e fitores.

  7. Degjova dje avokat Ngjelen tek News 24 dhe me gjithe respektin per te ngela i surprizuar nga ajo qe tha . Keta qe do protestojene po u treguan agresiv athere policia me gazlotsjelles do ti largojne dhe aty mbyllet gjithçka . Une po e pyse Ngjelen pse nuk hodhen gazlotsjelles kur u goditen me thika nga tifozet hollandez ? Pse nuk gjuajten me gazlotsjelles kur policet i shtrine pertok dhe i godisnin me shqelma ? Pse per ne keta e leshojne doren fare ?
    Nje gje du ti them Ngjeles dhe palloshit , nese policia partiake perdorin gazlotsjelles vend e pa vend , nese perdorin metoden e frikesimit siç kane bere ne çdo proteste tehere te nesermen secili prej nesh duhet te vije ne proteste me nga 10 apo 15 shishe molotov .
    Ne bibel thuhet nese te godasin ne njeren faqe tregoji tjetren por po ne bibel thuhet sy per sy e dhemb per dhembe . Nese keto kurvat mavi dhe policia e tyre partiake perdor presionin , dhunen dhe gazlotesjellesin atehere flaka duhet te shkoje deri ne qiell ne çdo institucion . Boll eshte boll e mjaft eshte mjaft .O sot o kurre .
    Sy per sy e dhembe per dhemb . Ky vend eshte i shqiptareve dhe jo i haduteve dhe krimineleve me pushtet .

    1. Me pelqeu shprehja : sy per sy e dhemb per dhembe . Mafiozet dhe kriminelet nuk njohin tjeter gjuh .
      Drurin e kan hak . Eshte koha . Respekt per ty dhe çdo protestues .

  8. Ridhjersat ne vend qe te thone stop se e kane bere balte po e thellojne akoma me tej grabitjen e pronave dhe te lekeve tona .Shifni ca po bejne me pallatin e brigadave . ne keto caste fjala nuk ka me peshe , druja eshte ajo qe ben derman .

  9. Protesta e Frontit të Shpëtimit Kombëtar që ka shpallur Sali Berisha, do të zhvillohet të enjten më 7 korrik para Kryeministrisë duke rikthyer përballjen politike në vend.

    Në videon e shpërndarë nga Berisha, personat që aktrojnë si qytetarë jetojnë në shtëpi luksoze dhe janë të gjithë… të punësuar!U hap thesi i parave te pista ruso serbe ne shperbim te shpellkareve e malokeve te salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *