• |
ide | kryesore

Ramos, mesazhe të tjera tronditëse për Rubiales: mbrojtësi ankohet kundër Barcelonën

-Instant, F1, Sport



Sergio Ramos është ende në qendër të stuhisë. Pas mesazheve që dolën ditët e fundit me kërkesën për ndihmë në garën për Topin e Artë, El Confidencial publikon biseda të reja tronditëse mes mbrojtësit spanjoll dhe presidentit të RFEF, Luis Rubiales. Bisedat datojnë që nga viti 2018 dhe 2019, kur Ramos ishte ende lojtar i Real Madrid. 36-vjeçari i shkruante presidentit të Federatës për t’u ankuar për arbitrat dhe “ndihmën” që kishte Barcelona, por fajëson drejtuesin e federatës edhe për faktin se nuk u konsultua me të për emërimin e trajnerit të ri të Spanjës.

Marrëdhënia mes Rubiales dhe Ramos nuk ka qenë kurrë kaq fluide dhe mes të dyve ka pasur momente mjaft intensive. Për shembull, para Kupës së Botës në Rusi, Rubiales shkarkoi teknikun Julen Lopetegui, sepse nuk e konsideronte “etike” që ai të kishte një marrëveshje për t’u ulur në pankinën e Real Madrid sezonin e ardhshëm, duke qenë ende në krye të Spanjës. Drejtori sportiv i RFEF, Fernando Hierro drejtoi Spanjën për ndeshjet e Kupës së Botës.

Pak ditë pas eliminimit në 1/8 e finales, Ramos i shkroi Rubiales për t’i kërkuar shpjegime për zgjedhjen e Luis Enrique si trajner i kombëtares dhe për të pyetur pse trajneri nuk e kishte kontaktuar ende për të diskutuar planet e tij: “Mirëmëngjes. Shpresoj gjithcka shumë mirë. Do të më tregosh për trajnerin e ri, i cili sinqerisht nuk e di si e mendon, pasi nuk kam asnjë lajm prej tij”. Kreu i federatës në këtë rast ka zgjedhur heshtjen.

Ramos kontaktoi sërish Rubiales të dielën, më 20 janar 2019, pasi Barcelona mposhti Leganés 3-1, në javën e 20-të të La Liga. Goli i dytë i Barçës, i shënuar në minutën e 71-të nga sulmuesi uruguaian Luis Suarez, shkaktoi polemika pasi lojtari goditi me këmbë portierin rival kur ai mori topin. Atë natë Ramos i shkroi Rubiales, kreut të arbitrave dhe VAR-it, për t’u ankuar për veprimet e arbitrit: “Ruby, çfarë po ndodh? Një gjë, çështja e VAR ka filluar të na shqetësojë seriozisht, veçanërisht me Barçën. Është turp, është e pakujdesshme ajo që po bëjnë arbitrat. E patë faullin e Suarezit ndaj portierit në rastin e 2-1? Kjo është një shaka”.

Rubiales u përgjigj disa orë më vonë me një ton zyrtar: “Mirëdita Sergio. Ti je kapiten i kombëtares, ke qindra apo mijëra ndeshje eksperiencë dhe më mirë se kushdo tjetër e kupton që ndonjëherë ka mendime të ndryshme për të njëjtën ngjarje. Siç e di, unë nuk hyj në këto çështje. Ne punojmë ditë pas dite që Instituti i Arbitrimit të ketë më shumë mjete dhe të përmirësojë efikasitetin e tij. Si kur është Real Madrid ashtu edhe kur janë klube të tjera, ne ofrojmë një vizitë te VAR dhe një takim. Ne duhet të përpiqemi të përmirësojmë futbollin tonë, do të jemi gati. Një përqafim, shihemi së shpejti”.

Përgjigja e zhgënjeu Ramosin, i cili u shqetësua shumë nga arbitrimi që, sipas tij, ishte vendimtar që Barcelona të fitonte tre pikët: “Politikisht korrekte, urime. Shpresoja të merrja një opinion personal për Barcelonën dhe atë që ndodhi dje, që është një skandal dhe ata janë të destinuar të fitojnë La Ligën, po ose po. E kuptoj qëndrimin, një përqafim”. Atë sezon, Barça fitoi kampionatin, e ndjekur nga Atlético Madrid dhe më pas Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *