• |
ide | kryesore

Adele pas 5 vitesh rikthehet në skenë

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Adele u rikthye në skenë para një publiku duke kënduar live për koncertin e saj të parë në 5 vjet. Ylli u pushtua dukshëm nga emocionet para se të niste këngën e saj të parë dhe nuk i mbajti dot as lotët, duke thënë para audiencës prej 65,000 personash:

“Zoti im, jam kthyer në shtëpi”.

“Është kaq e çuditshme të jesh sërish përballë një turme. Bëhem shumë nervoze para çdo shfaqjeje, por më pëlqen të jem këtu”, shtoi këngëtarja e famshme.

Pasi zbuloi se disa fansa të zjarrtë po e prisnin atë prej më shumë se shtatë orësh në vapë, Adele u dërgoi ujë atyre që ishin përpara audiencës së ngarkuar.

Gjatë gjithë koncertit të saj prej dy orësh, këngëtarja e ndaloi shfaqjen e saj katër herë për t’u dhënë ndihmë disa personave nga publiku që kishin nevojë për kujdes mjekësor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *