• |
ide | kryesore

Berisha: PS riktheu monizimin, kontrollon 99.9% të pushteteve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me shqiptarët në Diasporë. Ai tha se zhvillimet e fundit janë dramatike në vend pasi PS kontrollon, pas marrjes së presidentit, 99.9% të pushtetit.

“Pas zgjedhjes së presidentit, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së presidentit, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri.

Të ketë më shumë seç kishte PPSH në vitin 1991. Dhe pas zgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%”, – u shpreh Berisha.

Berisha deklaroi se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zhvillimet e vendit ndërsa theksoi se qeveria nuk ka lejuar votën e emigracionit.

“Në rrafshin politik, emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuarit e mëdhenjenj nga Shqipëria.

Shqipëria nuk mbyll kufijtë si dikur ndaj emigracionit e diasporës, por ajo nuk ka lejuar votën tuaj, nuk ka vendosur atë bashkëpunim të domosdoshëm për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve” – tha Berisha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. O Berishe pushteti gjithmon ka qene ne shifra te larta % per te majtet si kur drejtoje ti e kur drejton Rama. Ne pushtet se ne kohen tende dhe tani jane ish pinjollet e familjeve komuniste si te PS e te PD. Nuk e kuptoj se perse ankohesh. Raca jote jane!

  2. Kshu si është degraduar situata. Na ka zënë halli dhe na duhet t’i japim nje mundësi nje vrasësi maskaraa si Sali Beshovicit.
    Mjerë Shqipëria!

  3. Pse erdhen keto pune me byth keshtu ne shqipri moj ja fshiqa udht. Inagjino per te hequr ramen duhet te behesh me konunistin e parafundit ne bote.,,,se kim jung unu aty eshte…..

  4. Sale… Me vot i ka mare. Nuk ka shkel ndonje ligj.
    Po na trego. Kur ishe ti ne pushtet. Ca i lije opozites???
    Trapin.
    Pra dhe ti trapin do maresh deri sa te vdesesh. Po c faj kan ata qe te besojn ty. Qe te han edhe ata trapin. Kjo eshte ceshtja.
    I je ber asaj partie. Gjyle ne kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *