• |
ide | kryesore

Dalin shifrat/ 671 raste të reja me covid në 24 orë, “bum” infektimesh në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 1943 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 671 qytetarë në këto bashki: 366 në Tiranë, 32 në Durrës, 28 në Lushnje, nga 25 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 16 në Fier, 15 në Lezhë, 14 në Berat, 12 në Patos, nga 11 qytetarë në Divjakë, Elbasan, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Gramsh, 6 në Shkodër, nga 5 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Delvinë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Tepelenë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Roskovec, Selenicë, Kolonjë, Belsh.


Janë 3,685 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 153 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,955 që nga fillimi i epidemisë.


Statistika (2 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 671
Të shëruar në 24 orë 153
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1943

Testime totale 1,852,737
Raste pozitive 282,141
Raste të shëruara 274,955
Raste Aktive 3,685
Humbje jete 3,501

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,544
Fier 243
Vlorë 199
Durrës 175
Lezhë 101
Gjirokastër 97
Shkodër 96
Berat 79
Elbasan 76
Korçë 44
Dibër 24
Kukës 7

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.