Në ceremoninë e hapjes së tunelit të Skërficës nuk munguan edhe fotot në rrjetet sociale.
Një postim që ka bërë xhiron e medieve është ai i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi që është edhe deputete e Qarkut Gjirokastër.
Në krah të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukun dhe paraardhësin e saj në detyrë, Damian Gjikuri, ajo shkruan: “Ne buze te Vjoses🌊 me pamje nga deti🏖, me dy bashkeautoret e aksit Kardhiq-Delvine🛣, Belinda Balluku dhe Damian Gjiknuri 🤝 siç kendojne dhe lebërit “Damian e Balluk”.
Por janë disa sy të vëmendshëm që thonë se ministrja ka ngatërruar lumin pasi ai në sfond nuk është Vjosa, por Drinosi. ©LAPSI.al

Kjo eshte ministre qe srri dot pa bere gafa!
AJO ESHTE NJE MINISTRE HAJDUTE, BASHKE ME 2 TE TJERET DHE DUHET TE ISHTE NE BURG E JO TE GUXOJE TE BEJE FOTO
Shoh Ballukun, Gjiknurin dhe Kumbaron ne foto. Nga me te perkedhelurit e Rames. I gjithe ky soj ben jete lluksoze dhe i bejne karshillek fukarallekut te qytetareve. Kur degjova Kumbaron ne Parlament qe foli per sezionin, u kenaqa. Specialisti qe i kish pergatitur materialin qe referoi shume ekspert dhe thash me vehte qe turizmi do marr perfundimisht zgjidhje me kete Ministre. Blendi Klosi ishte Ministri me i keq i Turizmit sepse midis te tjerave, vetem djegia e plehrave behej ne 250 vende te palicensuara. Por me Kumbaron punet kane filluar shume keq. Plazhe publike 20 perqind nuk ka, vrojtues nuk ka, kabima zhveshje nuk ka , dushe nuk ka, tualete nuk ka, ne bregdet sidomos andej nga Lukova nevojat personale ne natyre shpellave dhe ferrave.etem djegia e lehrave behej ne 250 vende te palicensuara
Ministria e Bujqesise nese nuk e largon Rama ne vjeshte, bujqesia do shkaterrohet. Me thoni si ka mundesi qe Rama me shume i beson Krifces se sa Braces.
S’ka gje!
Shoqja Lenka dhe shoqja Tefta kane qene gjithmone mendimtare te viera te linjes se Partise.
Loqja Shenka !
Me pamje nga deti? Po ku është deti. Të ngatërrosh lumin është e rëndë, por t’a marrë lumi detin është fatale!