• |
ide | kryesore

Firma, për 400 mijë paund në javë, në Mykonos: Salah bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpool

-Instant, Sport



Mohamed Salah ka vendosur përfundimisht se do të qëndrojë te Liverpool. Pas muajsh e muajsh negociatash dhe thashethemesh, egjiptiani ka nënshkruar kontratën e re trevjeçare me klubin e Merseyside. Sulmuesi do të qëndrojë në Anfield deri në qershor 2025, falë një marrëveshjeje me vlerë rreth 400,000 £ në javë. 30-vjeçari bëhet kështu lojtari më i paguar në historinë e Reds.

Dëshira e Mo Salah ka qenë gjithmonë të qëndrojë te Liverpool, ku ai është bërë një ikonë që kur u transferua nga Roma në vitin 2017. Egjiptiani ishte një nga nënshkrimet më të mira që klubi ka bërë ndonjëherë dhe është futur në 10 golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në Premier League në historinë e ekipit. Kontrata e tij do të skadonte pas një viti, por klubi dhe lojtari nuk po arrinin të gjenin një marrëveshje për rinovimin, aq sa u fol për një lamtumirë të mundshme në qershor 2023 me parametër zero.

Megjithatë, pas muajsh negociatash, Mohamed Salah dhe klubi gjetën një pikë takimi dhe lojtari nënshkroi marrëveshjen më të madhe në historinë e klubit. Julian Ward, drejtori sportiv i Liverpoolit, ka fluturuar me një delegacion në Mykonos, ku egjiptiani ndodhej me pushime, për të firmosur të gjitha dokumentet nga sulmuesi. Salah ishte padyshim i rëndësishëm në sukseset e fundit të Reds, duke shënuar 156 gola në 254 paraqitje. Egjiptiani u shpall lojtari i vitit në FËA ashtu edhe lojtari i vitit në PFA sezonin e kaluar. Kështu që tani Jurgen Klopp dhe tifozët e Liverpool mund të jenë të qetë.

30-vjeçari, në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, shprehu të gjithë lumturinë e tij për rinovimin: “Ndihem mirë dhe jam i emocionuar për të fituar trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë. Tani gjithçka është bërë, kështu që vetëm duhet të përqendrohemi në impenjimet e ardhshme. Unë mendoj se ju e keni parë që në pesë apo gjashtë vitet e fundit skuadra ka qenë gjithmonë në rritje. Sezonin e kaluar ishim afër fitimit të katër trofeve, por fatkeqësisht humbëm dy në javën e fundit të sezonit. Mendoj se jemi në një pozicion të mirë për të luftuar për gjithçka. Kemi edhe blerje te reja. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të kemi një vizion të mirë, të jemi pozitivë dhe të fokusohemi sërish në gjithçka”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *