• |
ide | kryesore

Jahti pëson defekt, shpëtojnë nga mbytja turistët polakë në Divjakë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një jaht turistik prej 33 metrash me tre persona në bord ka lëshuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:20 sinjalin S.O.S., për operacion shpëtimi në detin Adriatik.
Kapiteneria e portit të Durrësit ka marrë një thirrje nga mjeti lundrues me flamur kroat “D’artista 07”, që ndodhej rreth 20 milje larg Divjakës.
Personat në bord kërkuan ndihmë, pasi jahti u përball me probleme në motor dhe rrezikonte mbytjen.
Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës bën me dije pas marrjes së njoftimit kanë nisur operacionin për shpëtimin e turistëve që rrezikoheshin.
Kapiteneria njoftoi anijet që ndodheshin në lundrim më afër jahtit t’i jepnin ndihmën e shpejtë, ndërsa thirrjes iu përgjigj kapiteni i anijes së konteinerëve ”The Spirit of Chennai”, që udhëtonte nga Italia në drejtim të portit të Durrësit.
Pas ndihmës që dha anija me flamur portugez, u arrit shpëtimi i tre personave, njëkohësisht edhe i jahtit.



1 Comment

  1. Me nji fjale e pasha shpetuar anija portugese, jo kapiteneria e nurrsit,, megjithate paska ba gjithe ate pune me njoftimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *