• |
ide | kryesore

Po gërryenin lumin Vjosa me mjete të rënda, arrestohen dy persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona me iniciale D. T., 62 vjeç, banues në Frakull dhe S. M., 47 vjeç, banues në Cakran të Fierit janë arrestuar pasi po gërryenin lumin Vjosa me mjete të rënda.
Operacioni policor i koduar “Vjosa e pastër 3” u finalizua me sekuestrimin e një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte, në shtratin e lumit.
Mbi autorët rëndon akuza e “Dëmtimit të habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. hajde shtet hajde.te mer ftymen po te vjedhesh rere nga lumi,por te vjedhesh buxhetin me tendera te ngre ne pozite. tani ky gjynafqar qe mori 1 kamjon rere do denohet me shume se ata qe vodhen milionat e uniformave te policise ku kapelja e policit shqiptar u ble sa kurora e mbretereshes se Anglise. Vend i cudirave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *