• |
ide | kryesore

Shehi fsheh taktikat: Tirana mbyll dyert e qendrës sportive

-Instant, Sport



Pas fazës përgatitore në Turqi, ku ngarkesa fizike ka qenë prioritet, bardheblutë janë futur tashmë në javën e strategjisë, të cilën Shehi i pari kërkon të ruajë me fanatizëm. Kështu, drynin qendrës stërvitore për mediat, séance me dyer të mbyllura, për të mbajtur përqendrimin të plotë për sfidën kundër Dudenlange. Shehi ka këmbëngulur për një opsion të tillë, që në fakt përkon me filozofinë e 26 herë kampionëve, shumë shpesh të përdorur edhe gjatë sezoneve të fundit e sidomos përpara ndeshjeve vendimtare ose delicate përfshirë ato derbi.

Asnjë zbulim, asnjë detaj në media, për debutimin në Champions Tirana nuk kërkon t’i lërë asgjë rastësisë dhe kërkon ti bëjë gjërat në konfidencialitet të plotë. Me drejtuesit që mendojnë vetëm për merkaton, me shpresën për të bërë edhe dy goditjet e sugjeruara nga tekniku, skuadra duhet të derdhë djersë në fushën e lojës për të qenë gati për daljen e parë në Champions. Të rinjtë e ardhur në verë duhet ende të përshtaten në skemat e Shehit, skuadra duhet të gjejë ritmin e ndeshjeve e për fat, ruajtja e boshtit të skuadrës e thjeshton detyrën në këtë këndvështrim.

Në këtë pikë, më mirë larg medias, edhe pse me ndonjë kosto të vogël në raportin me tifozët që mezi prisnin të kishin pranë beniaminët e tyre e janë të etur të shohin cfarë ëndërrash mund ti zgjojë Tirana e këtij sezoni, për të ndërtuar pritshmëritë, që janë sigurisht të larta, me shpresën për tu rikonfirmuar në kampionat e për të bërë histori në Europë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *