• |
ide | kryesore

Shiti disa herë makinën, arrestohet për mashtrim 25-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një 25-vjeçar akuzohet për mashtrim, pasi ka shitur makinën e tij disa herë, te persona të ndryshëm.


Nga shitja e disa-fishtë e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasi me iniciale A.A. dyshohet se ka përfituar 4.500.000 lekë.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, pas kallëzimit të marrë për një rast të mashtrimit me shitjen e një automjeti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transfer”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi A. A., 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë. Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volkswagen”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.